Komuna e Strugës: “Inspektoratet në shërbim të qytetarëve në dy turne”
Komuna e Strugës: “Inspektoratet në shërbim të qytetarëve në dy turne”

Komuna e Strugës: “Inspektoratet në shërbim të qytetarëve në dy turne”

Struga“Komuna e Strugës, për një shërbim më të shpejtë e më cilësor, për shkak të fillimit të  sezonit turistik ,rritjes së fluksit të  turistëve, rritjes së dendurisë së qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ,   nga data 01.07.2014 deri në 31.08.2014,  ka  vendosur që mbikqyrja inspektuese të kryhet në mënyrë permanente , përkatësisht në dy turne”, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e komunës së Strugës.

Në kumtesën ekësaj Zyre thuhet, se të gjithë inspektoriatet, përkatësisht Inpektoriati i Ndërtimit , Inspektoriati Komunal , Inspektoriati për Mbikqyrje të Trafikut si dhe Inspektoriati Ekologjik do të jenë në shërbim gjatë gjithës javës në dy turne duke përfshirë edhe ditët e fundjavave .

“Me këtë rast, i ftojmë  të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues me nënpunësit e inspektoriateve , në mënyrë që problemet të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë.”, përfundon njoftimii Zyrës për Mrrëdhënie me Publikun i Komunës së Strugës./ Drini.mk

Schreibe einen Kommentar

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.