keshilliKëshilli i Komunës së Strugës, në emër të qytetarëve të Komunës së Strugës, sektorit qytetar në tërësi dhe në emër të të gjithë subjekteve dhe punonjësve turistikë dhe ekonomikë, nëpërmjet një propozim deklarate që u miratua unanimisht nga këshilltarët në seancën e 16 që u mbajt sot shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj linjës lundruese vetëm midis qytetit të Ohrit dhe të Pogradecit, e cila si obligim për fillim ishte ndërmarrë nga Kryetari i Komunës së Strugës, Kryetari i Komunës së Ohrit dhe nga Kryetar i Bashkisë së Pogradecit, solemnisht më datë 21.06.2002 gjatë nënshkrimit të Kartës për binjakëzim dhe gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për realizim të Kartës për binjakëzim me datë të njëjtë, e nënshkruar në mënyrë solemne ndërmjet kryetarëve të komunave të të tre qyteteve, në Pogradec.

“Në këtë kontekst, nëpërmjet kësaj Deklarate, Këshilli i Komunës së Strugës edhe njëherë e shpalos vullnetin, dëshirën dhe frymën e bashkëpunimit të qytetarëve dhe të institucioneve të Komunës së Strugës me qytetet e binjakëzuara të Ohrit dhe Pogradecit. Këshilli i Komunës së Strugës, duke insistuar në zbatimin e frymës së Kartës për binjakëzim të qyteteve të Strugës, Ohrit dhe Pogradecit dhe të dokumentave tjerë të nënshkruar, si dhe në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe ndërkomunal midis qyteteve të binjakëzuara dhe ndërmjet shteteve dhe qytetarëve të tyre, APELON deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe te Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Komuna e Ohrit dhe te Bashkia e Pogradecit siç vijon:

-Struga si qytet turistik, e cila gjithmonë ka kultivuar tradita turistike dhe si qytet që ofron vlera turistike dhe vlera të tjera, TË JETË PJESË E LINJËS LUNDRUESE OHËR-POGRADEC, në përputhshmëri me Kartën për binjakëzim dhe me dokumentat tjerë, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm turistik dhe ekonomik të qyteteve të Strugës, Ohrit dhe Pogradecit, qytete të binjakëzuara buzë liqenit,

-Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe institucionet e tyre, në bashkëpunim me qytetet e binjakëzuara të Strugës, Ohrit dhe Pogradecit, në afat sa më të shkurtër t’i ndërmarrin masat e nevojshme që të mënjanohen të gjitha pengesat juridike, bilaterale dhe pengesat eventuale politike për realizimin e kësaj linjeje ndërmjet qyteteve të Strugës, Ohrit dhe Pogradecit, qytete të binjakëzuara buzë liqenit,

-Komunat e binjakëzuara të Strugës, Ohrit dhe Bashkisë së Pogradecit të formojnë komision të përbashkët me qëllim kordinimin e aktiviteteve për përfshirje të Komunës së Strugës në linjën e lartëpërmendur lundruese dhe me këtë në mënyrë të përbashkët të kontribuohet në zhvillimin e mëtutjeshëm bilateral dhe ndërkomunal,

-Pikat 2 dhe 3 të kësaj deklarate të përmbushen në afat sa më të shkurtër, me qëllim që bashkërisht të kyçemi në aktivitetet e ardhshme.

Nga ana e Këshillit komunal Miratohet konkluzë për parashtrim të kësaj deklarate deri te Komuna e Ohrit dhe te Bashkia e Pogradecit, te Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe te Qeveria e Republikës së Shqipërisë, si dhe formimin e një grupi-trup kordinues në krye me Abdulla Qazimoski dhe koordinatorët e të gjithë grupeve të këshilltarëve të përfaqësuar në këshill(M.Istrefi, F.Dalipi, J.Zunoska, N.Velkoska A.Demiri dhe N.Canoski)” thuhet në prpozim deklaratën e Këshillit komunal të Strugës

Këshilltari nga radhët e RDK-së, Ardian Demiri propozoi që kjo deklaratë të dërgohet tek të gjitha institucionet përkatëse që kanë lidhje me linjën ujore, ndërsa mori mbështetjen edhe të vetë kryetarit të komunës Ziadin Sela, për ta afatizuar këtë proces duke kërkuar llogari dhe angazhim nga institucionet përkatëse për inkuadrimin e Strugës në këtë linjë ujore./Drini.mk

KATEGORIEN:

Tags:

Keine Antworten

Schreibe einen Kommentar