Shenjat horizontalie të komunikacionit rrugor janë ngjyrosur dhe kanë marrë pamje të tjetërsuar në krahasim me herët e kaluara. Këtë fillim sezoni komuna e Strugës ka marrë iniciativë duke ngjyrosur në mënyrë cilësore gjitha vendkalimet për këmbësorë duke i dhënë një pamje tjetër sinjalistikës rrugore.
Gjithashtu përveç vendkalimit të këmbësorëve autoritet kanë përcaktuar edhe vendparkimet e veçanta për personat e hendikepuar.
Kjo ndërhyrje e autoriteteve, pritet që të lehtësojë qarkullimin e këmbësorëve të cilët mund ti shfrytëzojnë vijat e bardha tashmë të dukshme në qytetin e Strugës, ndërsa vendparkimet për personat me hendikep janë një hap i rëndësishëm drejtë respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, të cilët tashmë kanë përparsitë e tyre në komunikacionin rrugor në Strugë. (drini.mk)
Keine Antworten