Ndërmarrja Komunale e Higjienës si rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Strugës në kuadër të IPA Fondeve me Selanikun ka arritur të pasuroj mekanikën e motorizuaar me makineri të nevojshme të specializur: një traktor bashkë me mekanikën shoqëruese duke filluar nga një kositës ,një bluajtës dhe mekanikë tjetër shoqërues.Në lëshimin në përdorim të kësaj mekanike mori pjesë kryetari i Komunës së Strugës ,Ziadin Sela,drejtori i Ndërmarrjes komunale Garip Kaba dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.
Kryetari Sela potencoi se projekti përvec makinerive mbulon edhe gjashtë punësime në një afat 10 mujor ku janë të përfshira edhe harxhimet e tjera për këtë mekanik.Ai më tej tha se Struga tashmë ka marr epitetin si një nga qytetet më të pastra në Maqedoni angazhim i cili do të vazhdoj të jetë prioritar edhe në të ardhmen .Me këtë mekanin Komuna do të pastroj të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në Strugë siguroi Sela .
Ndërkohë, drejtori Kaba potencoi se kjo mekaninë është e mirëseardhur për kompanin që drejton gjë që do sjelli një inpakt pozitivë në punë.Ka shprehu besim që edhe në të ardhmen pasurimi me makineri do të vazhdoj në mënyrë që performanca e punës e Ndërmarrjes të njohi vetëm përmirësim.Ky donacion është vetëm një pjesë e këtij projekti i cili në tërësi kushton 124 mijë euro. (DRINI.MK)
Keine Antworten