Nxënësit e shkollave të mesme nga familjet pranuese të ndihmës sociale  edhe këtë vit do të marrin ndihmë plotësuese në vlerë prej 12.000 denarë, theksoi sot  në konferencën për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

-Secilit shfrytëzues në vit do t’i paguhet  nga 12.000 denarë, ndërsa pagesa kryhet  në katër shuma të barabarta  nga 3.000 denarë. Kjo shumë mbetet e pandryshuar edhe për këtë vit shkollor me ç’rast presim se këtë vit 9.000 nxënës do ta realizojnë këtë të drejtë, tha Spasov.

Shtoi se kjo ndihmë realizohet veçmë të pestin vit me rradhë dhe përkujtoi në kushtet për shfrytëzimin e Programit.

-Shfrytëzuesi  nevojitet të regjistrohet  si nxënës  i rregullt në shkollë të mesme,  regullisht ta ketë të kryer vitin shkollor paraprak dhe të jetë në moshë të shkollës së mesme. Shfrytëzuesi mund të shfrytëzojë kompenzim të kushtëzuar në para për arsimin e mesëm derisa është nxënës i regullt dhe të marrë pjesë të paktën 85 për qind  nga numri i përgjithshëm i orëve të realizuara. Pagesa do t’i jepet nënës së shfrytëzuesit ose bartësit që e ka të drejtën e ndihmës sociale  të përcaktuar nga ana e qendrës për Punë sociale, sqaroi Spasov.

Ministri u bëri thirrje prindërve shfrytëzues të ndihmës sociale në para të cilët kanë fëmijë në shkollë të mesme, më së voni deri më 30 shtator të parashtrojnë kërkesë  deri te Qendra kompetente për punë sociale për shfrytëzimin e të drejtës të kompenzimit të kushtëzuar në para.

Për realizimin e programit që edhe këtë vit e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Qendrat për punë sociale Ministritë e Arsimit dhe Financave janë parashikuar 108 milion denarë. (drini.mk)

KATEGORIEN:

Tags:

Keine Antworten

Schreibe einen Kommentar