Një tjetër projekt i paraparë po realizohet në fshat dhe e gjitha kjo falë ndihmës dhe mbështetjes nga shoqata „Valët e Liqenit“ në Zvicër. Objekti i burimit të ujit i cili furnizon fshatin me ujë,i lënë pas dpre pothuajse që nga ndërtimi i tij,tani po ndryshon dukshëm. Më parë aty (siç keni mundësi të shihni edhe në fotot më posht) ishte i ndërtuar vetëm një objekt me sipërfaqe shumë të vogël ku ështe bëre lidhja e motorëve që janë lidhur me rezervoarin dhe rrymës elektrike njëkohësisht.
Për të shmangul dhe anashkaluar të gjitha rreziqet e mundshme nga kontakti i ujit me rrymën,ne vendosëm që ngjitur me burimin e ujit të ndërtojmë një tjetër objekt prej 12 m2 në të cilin do ndahet rryma nga motorët .Projekti është paraparë dhe po realizohet sipas normave të EU. Ndërtimin dhe punimet i udhëheq Sevdiu i cili paguhet nga shoqata kurse materiali është paguar nga Diu Aliu „cinja“.