Turniri i organizuar nga SH.H „Valet e Liqenit“ nga Kalishti,ketu ne Zvicer ne date 06.06.2010 shkoj sipas te gjitha parashikimeve dhe planeve te cilat i kishim organizuar me pare.
Por ajo qe kete organizim e beri te bukur ne fund dhe i ndryshoj teresisht ngjyrat,ishte se ekipi jone „Valet e Liqenit“ mori vendin e pare..dhe jo vetem kaq,por nje vend i pare i merituar plotesisht.
Per ekipin tone „kalishtar“ luajten keto: Mixhen Elmazi,Besart Hajdari,Lindim Jusufi,Bukuri Alushi,Shkelzen Alushi,Betim Fida,Merim Rexhepi dhe Adriatik Alushi.
Rruga deri ne finale ishte tejet e gjate dhe ne na u desht qe te perballemi me 7 kundershtar te fort dhe se fundi ne ndeshjen e 8 dhe finale, ne u takuam me ekipin Boni Bau nga Veleshta.
Te gjitha ekipet qe nga fillimi dhe deri ne gjysem finale i fituam me difernece bindese golash dhe me loje dominante deri ne skonden e fundit.
Ndeshja me veshtir ishte finalja,ndeshje te cilen e fituam me rezulltat 2:1 fale golave te Betim Fides dhe Shkelzen Alushit.
Ekipi ishte luftarak dhe fitimtar ne secilin duel,djemte treguan me shpirt se sa e duan futbollin dhe sa e rendesishme ishte per ta kjo finale.Shpesh kemi pare qe ekipi „kalishtar“ neper turnire te ndryshme te dal deri ne finale edhe te humb,por kesaj radhe nuk ndodhi ashtu,pasi tashme „formulen matematikore“ per te fituar e kishim mesuar.Pra ne ishim „heronjte“ e ketij turniri dhe per me shume nga çmimet e ndara,perveç vendit te pare ,ne kishim edhe futbollistin me te mire qe luajti ne menyr te shkelqyer deri ne finale Betim Fida dhe portierin i cili luajti rolin e nje „muri“ ne porte Mixhen Elmazi.
Ky ishte turniri i pare i organizuar nga shoqata humanitare „Valet e Liqenit“ ketu ne Zvicer.Ndonese pa pervoj dhe eksperience,vend per ndonje kritike e cila do prish imazhin e ketij turniri nuk kishte.Fale ndihmes dhe punes te pa lodheshme te djemve nga Kalishti ne deri ne sekondat e fundit traguam se jemi te denje per te organizuar aktivitete te ndryshme si ne fushen sportive ashtu apo ne fushe tjeter kulturore.
Shfrytezojme rastin qe te falenderojme te gjithe ata qe ndihmuan ne kete turnir dhe shpresojme se ne te ardhmen te jene serish aktiv ne iniciativat tona te radhes.
Ata qe u moren me kete organizim ishin:
Sabit Dalipi,Astrit Maksuti,Albert Dalipi,Esat Dalipi,Bukuri Alushi,Lindim Jusufi,Astrit Elmazi,Premton Elmazi,Jeronim Sadiku,Burim Shabani,Artim Rexhepi,Abaz Alushi,Metali Dalipi(kerkojme ndjese per ata te cilet nuk jane ne liste per arsye mos kujtese 😉 )
Me posht edhe disa foto nga kjo dite:
[Best_Wordpress_Gallery gallery_type=“thumbnails“ theme_id=“1″ gallery_id=“19″ sort_by=“date“ order_by=“asc“ show_search_box=“0″ search_box_width=“180″ image_column_number=“5″ images_per_page=“9″ image_title=“none“ image_enable_page=“1″ thumb_width=“180″ thumb_height=“90″ thumb_click_action=“undefined“ thumb_link_target=“undefined“ popup_fullscreen=“1″ popup_autoplay=“0″ popup_width=“800″ popup_height=“500″ popup_effect=“fade“ popup_interval=“5″ popup_enable_filmstrip=“1″ popup_filmstrip_height=“50″ popup_enable_ctrl_btn=“1″ popup_enable_fullscreen=“1″ popup_enable_info=“1″ popup_info_always_show=“0″ popup_enable_rate=“0″ popup_enable_comment=“1″ popup_hit_counter=“0″ popup_enable_facebook=“1″ popup_enable_twitter=“1″ popup_enable_google=“1″ popup_enable_pinterest=“0″ popup_enable_tumblr=“0″ watermark_type=“none“ watermark_link=“http://web-dorado.com“]
Keine Antworten