Pas problematizimit në media që ju bë kushteve të vështira në të cilat mësojnë nxënësit në shkollën e Kalishtit ,nga dikasteri i Arsimit u premtua se për një kohë të afërt do të dilet me një zgjidhje, por deri tani ankohen qytetarët e Kalishtit nuk është bërë asnjë hapë në këtë drejtim.
Nga Komuna e Strugës, thonë se për shkollën e Kalishtit janë në pritje të zgjidhjes që do të ofroj MASH, sepse sipas vendorëve investimi që duhet bërë atje futet te investimet kapitale të cilat janë në ingerencë të këtij dikasteri.
Vendorët potencojn se ata si Komunë do të pranojnë cdo zgjidhje që do të ofroj MASH, në funksion të një investimi sa më të shpejt që nxënësit e Kalishtit të mësojnë në ambiente të pranueshme shkollore.Në lidhje me këtë problematik zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, deklaron për ”Strugalajm.com”, se për shkollën e Kalishtit po punohet me dokumentacionin dhe akoma nuk është marr një qëndrim se a do të shkohet me rekonstruim të godinës ekzistuese, apo me ndërtimin nga e parë të shkollës.”Po punohet me interes jashtezakonisht të madh në përgaditjen e gjith dokumentacionit për t’i filluar procedurat.
Të gjitha variantet janë të mundshme (rekonstruim ose ndertim). Do ta shohim variantin më të mirë që të jemi më efikas”përfundon ai.Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, gjatë vizitës që i bëri shkollës së Kalishtit gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ,premtoi se dikasteri i tij do të bëj të gjitha përpjekjet për fillimin e procedurave që kjo shkollë të futet në programin e ndërtimit të shkollave të reja.’’Ne do të bëjmë gjithcka në një kohë të shkurtër, dhe do të fillojmë menjëher procedurat që kjo shkollë të futet në programin për ndërtimin e shkollave të reja.Kushtet që janë këtu në këtë shkollë nuk janë në Afrikë jo më në Europë’’,theksoi atëherë zv/ministri Neziri.
Ndërkohë, prindërit që mësojnë në shkollën e Kalishtit kërkojnë nga Neziri që të mbaj premtimin e dhënë para kalishtarëve sepse edhe durimi i tyre ka fund .Ata theksojnë njëzëri që nuk do të tolerojnë në pafundësi situatën që fëmijët e tyre të mësojnë në një shkollë jasht cdo standarti të kohës . (Strugalajm.com)