Demiriqani Rexhepi: Në Strugë 90 % e mësimdhënësve në grevë, maqedonët gjithashtu!
Demiriqani Rexhepi: Në Strugë 90 % e mësimdhënësve në grevë, maqedonët gjithashtu!

Demiriqani Rexhepi: Në Strugë 90 % e mësimdhënësve në grevë, maqedonët gjithashtu!

Demirqani-Rexhepi

 

Sot ka një rritje të numrit të mësimdhënësve që janë në grevë në Komunën e Strugës. Në grevë janë rreth 90 përqind e mësimdhënësve. Në grevë janë edhe mësimdhënësit ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase, në shkollat Vëllezërit  Milladinov”, Josip Broz Tito”, “Goce Dellçev”, Drasllajcë,  pasataj në “Murat Labënishti” në Labunishtë etj.”, thekson Rexhepi. /Drini.mk

Ndërsa rikujtojmë se në pjesën më të madhe të shkollave në Komunën e Strugës për të dytën ditë me radh është respektuar vendimi SASHK-ut për grevë të përgjithshme si rezultati mosplotësimit të kerkesave të adresuar qeverisë.

Mësimdhënësit kanë shkuar në vendet e tyre të punës duke refuzuar të vijojnë me procesin edukativo-arsimor.Ndërkohë tashmë konfirmohet se inteziteti i grevës është më i plotë në institucionet arsimore ku në pjesën dërrmuese mësojnë nxënësit shqiptar,ndërsa në ato shkolla ku drejtojnë kuadro maqedonase greva është e palotë dhe në disa shkolla vijon mësimi.Ndërkohë të suksesshme grevën e konsiderojnë edhe nga Sindikati i arsimit nga ku thonë se në masën 90% greva respektohet në institucionet arsimore në Komunën e Strugës.Këtë perceptim e kanë edhe nga Komuna e Strugës nga ku thonë se informacionet e tyre flasin që pothuajse në të gjitha shkollat e Strugës mësuesit janë hedhur në grevë.(Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.