dasmatRekordi i ceremonive martesore ka kulmuar në Pollog e Kërçovë gjatë kësaj periudhe. Me mijëra dasma numërohen të jenë organizuar nga mesi i korrikut e të tjera janë të rezervuara deri për në fund të këtij muaji.

Mes tyre ka edhe bankete për fejesa, syneti, të cilat po ashtu i ngjajnë një dasme nga salltanetet dhe euforia e festimit. Në shumë prej qyteteve shqiptare – si Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Dibër e të tjera, dasmat kanë nisur pas përfundimit të muajit të Ramazanit dhe ardhjes së emigrantëve nga jashtë. Kjo e shpjegon edhe fluksin e madh gjatë kësaj periudhe dhe intensitetin e tyre.

KATEGORIEN:

Tags:

Keine Kommentare

Schreibe einen Kommentar