Urim Jusufi banor i Kalishtit të Strugës deri te ‘’Strugalajm.com’’ ka denoncuar një ngjarje të pazakontë për kohën e ndodhur në Aeroportin e Ohrit.Jusufi tregon se gjatë ditës së sotme nipi i tij udhëtoi drejt Zvcrës dhe me vete si dhuratë nga vendlindja kishte marr një top futbolli ku të stampura ishin simbolet e Shqipërisë dhe Kosovës por kjo gjë nuk iu pëlqeu autoriteteve të aeroportit të cilat me një arsyetim banal sipas tij nuk e lejuan që këtë dhuratë ta marr me vete në Zvicër.
image

Jusufi, potencon se atyre ju tha se ky top nuk ka simbole të Maqedonisë  dhe si tillë nuk mund të lejohet të dali jashta Maqedonisë.

’’Një ngjarje e pazakontë që të kujton kohët e shkuara, ku cdo simbol që lidheshte me shqiptarët ndaloheshte  .Edhe arsyetimi ishte apsurd, sepse na u tha se topi nuk ka simbole të Maqedonisë  ‘’përfundon ai.(Strugalajm.com)

KATEGORIEN:

Tags:

Keine Antworten

Schreibe einen Kommentar