Sektori për mbrojtje shëndetësore pranë Komunës së Strugës ka apeluar përmes mediave se banorët e fshatrave Kalishtë dhe Frëngovë dhe Oktis duhet të kenë kujdes në përdorimin e ujit për pije.
Nga SMSH pranë komunës së Strugës, theksojnë se menaxhuesit e ujësjellësit në këto vendbanime nuk duhet të jenë neglizhent, pasi në këtë mënyrë mund të dëmtojnë në masë shëndetin e konsumuesve të ujit në këto fshatra.
Qendra e shëndetit publik në Oher, nëpermjet njësisë për Ushqim dhe veterinari në Strugë lajmëron, sektorin për mbrojtje shëndetësore pranë Komunës së Strugës se uji për pije nga ujesjellesi në Kalishtë ,Frëngovë dhe Oktis pas analizës laboratorike të dukjes së rregullshmerise kimike dhe bakteriologjike, me numër laboratorik ështe konstatuar mungese të klorit rezidual si dhe prezenca e bakterive E-coli – Uji NDALOHET të përdoret për pije në Kalishtw Frengovë dhe Oktis
Nga sektori për mbrojtje shëndetësore pranë komunës së Strugës, informojnë edhe pse në mënyre të rregullt i lajmërojmë me shkrim, me shkresat e Qendrës së shëndetit publik në Oher,që të kujdesen më me përpikmëri në klorimin e vazhdueshëm të ujësjellsit e tyre, te menaxhuesit e tyre përsëritet mos klorimi i rregullt dhe permanent i ujit të pijshëm.
Bashkësitë lokale në f.Kalishtë, Frengovë por edhe bashkësite lokale të fshatrave të tjera ku objektet për furnizim me ujë të pijshëm të vendbanimeve të tyre menaxhohen nga vetë bashkësite lokale, të tregohen më të kujdes’shëm me hedhjen e klorit rezidual në mënyrë permanente në mënyrë që popullata të mos vijë deri te infeksionet e mundshme.
Sektori për mbrojtje shëndetësore pranë komunës së Strugës do të realizojë një takim me kryetarët e bashkësive lokale të sipërpërmendura dhe të bashkësive lokale të tjera ku uji për pije menaxhohet nga vetë ato,për tju bërë me dije se kanë përgjegjësi të rëndësisshme për banorët e tyre
Keine Antworten