Kanë ngelur edhe disa ditë nga përfundimi i rinovimit të shkollës sonë e cila falë mbështetjes së madhe nga firma dhe persona të ndryshëm privat nga Kalishti dhe rrethina e Strugës, po merr një pamje krejtësisht ndryshe.
Ka ngelur vetëm lyerja e fasadës dhe pastrimi i të gjithë shkollës, përpara se fëmijët të kthehen sërish në bankat e tyre.
Rikujtojmë: I gjithë rinovimi dhe e gjithë iniciativa filloj vetëm për shtruarjen e izolimit për dy klasë dhe ndërrimi i dritareve. Por që kjo iniciativë mori përmasa shumë të gjëra, ne falënderojmë sërish të gjithë ata që na mbështetën fuqishëm si me krahë punë ashtu edhe materialisht.
Përveç shtruarjes me izolim në të gjithë klasët (5 në përgjithësi) zyrës dhe korridorit të shkollës, u ndërrua gjithashtu edhe e gjithë dograma, u hapën disa dritare të reja, u bë lyerja e të gjithë hapësirave të brendshme, u ndërruan të gjitha dyert, u shtruan dyshemet me pllaka, u instalua nxemje me radioator në secilën hapësirë (nga 2 radioator), dera e hyrjes në shkollë u vendos e re, rrethojat e murit të shkollës u rinkostruan, oborri u pastrua, kurse në ditët e ardhëshme do të përfundoj edhe shtruarja e një trotuari më pllaka bekaton, trotuar i cili do të lidh rrugën kryesore me shkollën dhe i njëjti do të përshkoj të gjithë perimetrin e kësaj të fundit.
Më posht keni disa foto, kurse një galeri të gjerë nga fillimi i punimeve deri në përfundim do të publikojmë deri në fund të javës.
Keine Antworten