Përse shumë zhurmë për asgjë?

Tashmë i madh edhe i vogël në fshat kanë marrë veshë lajmin se Rini Sadiku apo “Camping Rino” e ka blerë (lexojeni mirë E KA BLERË) vendin para shkollës në fshat për të zgjeruar biznesin e tij të filluar disa vite më parë. Deri këtu ska asnjë problem,përkundrazi, do përfitoj fshati dhe dëme nuk do të ketë,kjo është e sigurt!

Por në fakt,po bëhet shumë zhurmë për asgjë?Ku është problemi këtu?

Në fakt edhe nuk ka.Kur e mundshmja” pyet të “ pamundshmen” se ku jeton? Ajo u përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve. Kështu është edhe tek ne, bile njejt si ajo puna e  dhelprës që nuk arrinte dot rrushin..po nejse, e kalojmë këtë!

0

3 2 1

Hymë pak më në temë. Rini Sadiku e ka blerë atë pronë apo atë vend nga Viktor Tanaskovski. Po po ,mirë e lexuat VIKTOR TANASKOVSKI. Po do thoni juve ç1ne Viktori në këtë punë? Hë pra çne!?

Ky Viktori, këtë tokë e ka “blerë” para vitit 2005 me ndihmën e disa “bashkfshatarëve” (është turp të thuash bashkfshatar,për ata gjarpërinj që dinë të jetojnë fshehtas edhe në kopshtin e mirë) dhe ka bërë të gjitha dokumentat e nevojshme deri në Shkup (për maqedonët kjo ska qenë kurrë problem) duke hedhur gjithçka përmbi vete dhe më pas përmbi djalin e tij. Kush e ndihmoj? Kemi edhe emra, ka plot, por po ruajmë privatësinë njëherë, se gjarpëri kurrë nuk “tregon kembët”. Pse u ndihmua Viktori nga Kalishtarë që sot bëhen të ndershëm dhe patriot? Për çfar arsye?

Që nga viti 2005 deri më sot ajo pronë ka qenë e Viktorit, dhe askush sështë bërë i gjallë për të ndaluar atë apo për të zbardhur çështjen përveç Urim Jusufit edhe Enis Elmazit (të cilët janë dashur që edhe në gjykatë të përfundojnë përveç edhe përleshjeve fizike apo edhe kërcënimit me armë që ju është bërë).

Askush nuk ka bërë edhe ankesën më të vogël apo për më shumë,as që e kanë çuar në mendje,kurse sot që ai vend po blihet dhe zbukurohet nga një shqiptar, pothuajse gjysma e fshatit paskan ankesa..sa interesant! Ose tani po del që vendi duhet të blihet për tju dhënë shkollës dhe fëmijëve.Dakord është gjithçka, po pse nuk u tentua kurrë që të blihet nga Viktori?! Din dikush përgjigjien?

Ose që të jemi edhe më shumë serioz, se vërtet kërkon shpjegim kjo: Si ka mundësi që për 11 vjet askush nuk ngriti zërin (përveç Urim Jusufit dhe Enis Elmazit) për atë vend të Viktorit dhe pse është e gjitha kjo zhurmë tani që ajo është e Riniut???Pse askush nuk ka tentuar ta blejë atë vend më përpara nga maqedoni dhe pse kërkojnë ta blejnë tani nga shqiptari? Spo del matematika disi. Tani kjo i bie që gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua paskeni vajtuar pse nuk mundeni të vraponi,ndëkohë këmbët e juaja i njihni mirë vetëm juve..Ose,oseeee thënë ndryshe, tani tamam, tamam i bie që nuk paska më trim se sa kali qorr.U vërtetua edhe kjo punë me demek!

Bashkfshatarë të nderuar, birat e qorapeve nuk i di askush më mirë se këpuca prandaj mos ta përkujtojmë shumë atë çka e kemi pasur gjithmonë të  humbur, për të mos e humbur edhe atë që e kemi. Mos të ndikohemi nga një i verbër që udhëheq të verbëtin,sepse të dy do të bien në humnerë. Sepse duhet ta kemi të qartë se më lehtë mund të vuajmë nga e vërteta se sa të kënaqemi nga gënjeshtra. E nëse shpalosim të vërtetën “në shesh” dhe të çesim në mejdan “trimat” e pasluftës shumëkush do ndjehet i dëshpruar me shumësecilin që ka besuar në iluzion.Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij jo me tjetër gjë.

Duhet të jemi të lumtur që së fundi ajo pronë ku ishte shëndrruar në deponi për mbeturina do shëndrrohet në një “parajsë të vogël” duke i dhënë gjallëri fshatit. Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen. Andaj është e lehtë të turbullojmë ujrat pa pasur nevojë.

Ai vend dje ishte i Viktorit, sot është i Riniut, nesër mund të jetë i tjetrit, mbasnesër i tjetërkujt. Riniu ka blerë kapelen,por jo edhe mendjen. Kjo duhet pranuar, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe nëse digjet shtëpia e komshiut duhet ta ruash tënden o i lummadhi. Duhet të mësohemi të shpenzojmë një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalojmë në terr.

Dokumentat që i keni këtu janë një vërtetim e bardha mbi të zezën se kush ka ndaluar uzurpimin e asaj prone. Dhe për të mos i hedhur benzin zjarrit, po “ju ruajmë nderin” gjarpërinjëve që shëtisin në kopshtin më të mirë!

Lindim Jusufi

KATEGORIEN:

Tags:

Keine Antworten

Schreibe einen Kommentar