Nga: Medine Halimi
Vetem disa ditë më parë Kumanovën e mbuloi një re e zezë, me breshëri plumbash.. Askush nuk e kishte menduar dhe dëshiruar një gjë të tillë, por dashakeqësit e gjetën sërish një rrugë për të bërë keq.. Kësaj radhe bën luft..
Burra e gra, pleq e fëmijë braktisën shtëpit e tyre për vetëm dy ditë.. Dhe ajo çka gjetën më pas, ishin vetëm rrënimet e shtëpive të rëna përtokë nga luftimet, gjoja të ‚terroristëve‘ me policin maqedonase..
Ajo çka po shohim nëpër televizione këto dy ditë, na kujton të gjithëve tmerrin se cfarë kaluam më 2001 por edhe në luftën e Kosovës.. As edhe një pamje nga ato nuk na është fshirë.. I kujtojm akoma edhe më shumë, me dhimbje të pa përshkrueshme, sepse një histori po përsëritet radhazi!
-Pra ne Shqiptarët kemi një plagë që herë, herë ka dikush që na trazon ..
Sot KUMANOVA ka nevoj për ne, sepse SOT plaga e tyre është e rihapur.. Unë nuk kam lindur në KUMANOV, por jam KUMANOV!
Le të jemi ne dora e shpresës për to.. Të dhurojm atë që kemi, tek ata që sot nuk kanë asgjë, përveç rrënojave të shtëpive të tyre!
Keine Antworten