DSC_1593Lajm i dates 20.01.2007 ne Kalisht

Dje e (Shtune) 20.1.2007 ne ambientet e shkolles fillore ne fshatin tone u zhvillua nje mbledhje organizuar nga bashkia lokale,per te zgjedhur problemin e ujit dhe tema te hapura nga vet te pranishimit aty.
Gjithcka filloj ne oren 18:00 mes 60-70 bashkfshatereve tane te pranishem ne ate mbledhje.Ndonese e gjitha ishte organizuar nga bashkia lokale,ishin po ata vet qe munguan aty duke lene gjithcka mbi Urim Jusufin dhe Rafet Iljazin te cilet udhehoqen „seancen“.

Temat kryesore te cilat u zhvilluan ishin:

1.Problemi dhe zgjidhja e ujit te pishem.
2.Mos pagesa e mbeturinave nga bashkfshataret.
3.Dhe tema te hapura nga vet te pranishimit aty.

Fillimisht Urim Jusufi njoftoj gjendjen financiare(pagesat) nga fshataret dhe pagesen e rrymes elektrike tek motorret e ujit te pishem qe nuk ishte paguar prej nje kohe shume te gjate duke treguar edhe vet llogaria e cila kapte shifren 360.000 den,pra me shume se 5000 euro!

Nga ana e Minir Mahmudit dhe Ramiz Aliut u kerkua gjendja materiale,pra te hollat qe jane mbledhur nga Enis Elamzi dhe Avdulla Rexhepi pyetje te ciles Urim Jusufi iu pergjigj dhe deklaroj se Avdulla Rexhepi ishte arketar dhe ishte ai,ai qe duheshte te jape pergjigjie.

Me pas vazhdoi Zarif Elmazi i cili kerkoj qe te gjitha keto duhet te shpjegohen nga te pranishmit e bashkis lokale dhe duke iu bashkangjitur edhe Ashim Dauti propozuan qe te nderrohet kryesia pasi me kete kryesi aktuale fshataret nuk do paguanin as edhe 10 den.
Pas shume diskutimeve te shumta dhe propozimeve te ndryshme te gjithe rane dakord dhe ne konsesus te perbashket qe nga mos pagesa e fshatareve per ujin e pishem ka 2 vjet,te fillohet qe ne secilen shtepi te mblidhet nga 15 euro apo 1000 den per fillim duke hedhur posht propozimin nga Shefqet Elmazi i cili dha mendim per pages 10 euro,qe me pas te vazhdoj pagesa mujore me çmim prej vetem 5 euro ne muaj per ujin.

Te hollat qe do mblidhen ne fillim nga 1000 den do shpenzohen per pagesen e prishjesh se motorreve te ujit qe ndodhi para 3 diteve(pasoj nga e cila nuk kishte uje te pishem ne fshat per 3 dite rrjesht) dhe te pagohet nje pjes e rrymes elektrike.

Edhe Metali Halili duke perkrahur kete propozim te pergjithshem shtoj se do ishte mire qe edhe kryesia e ujit te nderrohet dhe te zgjidhet nje e re.Duke perkrahur kete mendim edhe Vullnet Dauti shtoj me tej se do ishte mire qe te ket nje te punesuar ne lidhje me te mbledhjen e te hollave per ujin dhe problemet e tjera qe do haset fshati.Dhe e gjitha kjo te kishte nje gjiro llogari ne banken e shtetit qe secili me pas te jet i informuar se sa te holla jane mbledhur,sa jane shpenzuar,sa kane ngelur ne banke..duke pasur gjithmone transparence.

Remzi Sadiku shprehu se nder gjerat e para qe duheshte te bejme ishte perkrahja e nga njeri tjetri dhe jo perçarje si dhe te zgjidhet poashtu problemi i varrezave,pra mirembajtja e tyre dhe pastrimi i rruges deri atje!

Prpozimi i Urim Jusufit ishte qe i punesuari te ket zyre ne fshat duke ndenjur 8 ore ne pune dhe te merret me pagesat qe duhet te behen per çdo problem fshatar.Propozimi u hodh ne votim dhe te gjithe ishin PRO.

Pas shume diskutimeve te ndryshme u zgjodh edhe kryesi e re ne lidhje me çeshtjen dhe mbledhjen e te hollave te ujit.Kryesa e re perbehet prej 7 anetareve:

1. Neat Mustafai
2. Resmi Jusufi
3. Metali Halimi (arketar)
4. Ashim Dauti
5. Shefqet Elmazi
6. Nagip Mustafai dhe
7. Rafet Iljazi

Nga komisioni i bashkesis lokale u hodh ne propozim qe te kete edhe nje marrveshje me drejtorin e kompanis per celulare te Cosmofonit i cili ka venduar antenen e tije ne krast,qe te pagohet ne rroge mujore dhe te gjitha te hollat te hyjne ne buxhet te fshatit.

Si perfundim te gjithe ishin te nje mendimi qe ne mbledhjen e ardheshme e cila do jet pas 7 diteve po ne te njejten kohe te zgjidhet edhe kryetar i ri ne fshatin Kalisht.Te gjithe ata qe jane te interesuar per kete „post“ kanditaturen duhet te bejen deri ne diten e premte ne ambientet e shkolles fillore te Nagip Mustafai.

Kryetari i mbledhjes Urim Jusufi e perfundon mbledhjen.

20.01.2007
fsh. Kalishtë

KATEGORIEN:

Tags:

Keine Antworten

Schreibe einen Kommentar