Zyra për Mrrëdhënie me Publikun e Komunës së Strugës ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për hapjen, rehabilitimin dhe shtrimin me asfalt të ri e cilësor të rrugës së kanalit ( kolektorit).“Bëhet fjalë për rrugën që lidh qytetin e Strugës dhe fshatrat Kalishtë e Radozhdë me rrugën që shpien kah kalimi kufitar i Qafëthanës, përkatëisht me fshatrat Ladorishtë, Frëngovë, etj.”, thuhet në njoftim.
Keine Kommentare