Më në fund një investim serioz në fushën e turizmit gradualisht konkretizohet në Komunën e Strugës.
Bëhet fjalë për hotelin e dikurshëm ‘’Izgrev’’në fshatin Kalishtë të lënë në mëshirën e fatit dhe degradimit i cili falë një investimi të konsiderueshëm të investitorëve turq po shëndrrohet në një objekt turistik me pesë yje . Xhan Yagri menaxheri turk i cili drejton punimet në këtë investimi konfirmon për gazetën ‘’Koha’’ se ky kapacitet hotelerik përvec se do të plotësoj standartet më të larta të një hoteli me pesë yje do të ketë edhe Aqua Parkun më të madhin të ndërtuar në Maqedoni, spacentrën,sallën e kongreseve si dhe 220 dhoma kualitative dhe moderne për pushuesit.
Keine Kommentare