Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve i shoqruar nga drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu sot kanë ndjekur nga afër asfaltimin e rrugës në fshatin Kalishtë .
Rruga Kalisht e cila e lidh me qytetin e Strugës është investim i parapar në kuadër të projekteve për vitin 2016.
Zv/ministri Polloshani potencoi se ky investim ne këtë rrugë do të shoqërohet me investime të tjera sepse i shërben turizmit dhe komunikimit më të lehtë të qytetarëve .Ai në prani edhe të strukturës BL-se të Kalishtit nënvizoi se ky investim është një premtim i BDI-së i dhënë për këtë komunitetet .Gjithashtu, ai nënvizoi se kjo zonë ka nevojë për më shumë investime duke qënë se ka specifikën e një lokaliteti turistik.
Drejtori NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu u shpreh se investimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në disa rrugë të tjera .Projektet e premtuara për vitin 2016 do të realizohen të gjitha në viset shqiptare u shpreh Kadriu.(Strugalajm.com)
Keine Antworten