Është kompletuar një tjetër transfer në futboll nga menaxheri Bekim Jusufi, i cili pasditen e sotme ka konfirmuar lajm këtë për www.kalishti.ch!

Futbollisti i radhës është Darko Bodul ish futbollisti i gjigantit Ajax Amsterdam i cili së fundmi ka luajtur për ekipin SCR Altach në Austri. Vlera e transferimit ka kapur shifrën e gjysëm milioni euro dhe ekipi i cili ka siguruar shërbimet e futbollistit në fjalë, është Dunde United i Skocisë.

wpid-received_1068646626499366.jpeg

 

Darko Bodul ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe i gjithë ky transferim është mundësuar falë punës dhe angazhimit maksimal të menaxherit futbollistik nga Kalishti, Bekim Jusufi,i cili vazhdon rrugën dhe sukseset e tij në botën e futbollit.

wpid-received_1068646629832699.jpeg

 

Bekimi është menaxher i cili ndihmon talentët e rinj, të cilët gjejnë pak mundësi për të depërtuar në ekipet evropiane. Gjendja materiale për të është në plan të dytë, duke i dhënë kështu prioritet perspektivës dhe sukseseve të futbollistëve të rinj, që ëndërrojnë të përmbushin qëllimet e tyre.

wpid-received_1068646633166032.jpeg

KATEGORIEN:

Tags:

Keine Antworten

Schreibe einen Kommentar