Banorët e disa fshatrave të Strugës kërkojnë që urgjentisht të fillojë pastrimi i kanalizimeve me qëllim që të mos përsëriten pamjet e vitit të kaluar kur më shumë shtëpi dhe sipërfaqe bujqësore në disa vendbanime ishin nën ujë. Ata thonë se me afrimin e dimrit rritet edhe rreziku nga përmbytjet.
https://youtu.be/U4OUL71DFok
Alsat M qëndroi në fshatin Kalishtë ku është e domosdoshme ndërhyrja. Qytetarët ankohen se disa kanale nuk janë pastruar tashmë një kohë të gjatë.
“Duhet të pastrohen. Duhet të punojë ekskavatori. Nëse bie shi mund të rritet niveli i ujit dhe të vërshojë. Më kritik është kanali nga Ladorishti i cili derdhet në liqen, ndërsa ka edhe një kanal tjetër që vjen nga fshati Ladorisht dhe derdhet në Drinin e Zi. Kërkojmë që të pastrohen kanalet”, thotë njëri nga banorët e Kalishtes.
Autoritetet e Strugës shprehen se tetë tonë naftë që shteti ua ka ndarë për pastrimin e kanaleve nuk kanë mjaftuar dhe se komuna ka ndarë 2 milionë denarë shtesë për këtë dedikim.
Në mesin e kanaleve më të mëdha që do të pastrohen kë të vit është edhe Kanali i Xhepinit i cili çon drejt lumit Drini i Zi. Nga komuna shpresojnë se të gjitha aktivitetet do të përfundojnë me kohë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajkovski gjatë vizitës së tij të fundit ka ndarë më shumë se 700 litra naftë në të gjitha komunat për pastrimin e lumenjve dhe kanaleve./Aslat-M
Keine Antworten