Kur të vjen nevojtari te dera,po mos pate gjë,jepi një gotë ujë!
Egziston vetëm një qëllim: Të kontribuojmë aty ku më së shumti nevojitet pa kyrsyer asgjë nga vetja.Të ndihmojmë për gjeneratat pasardhëse për të ndërtuar një perspektivë shpresdhënëse dhe për të ruajtur pasurinë që na ka falur natyra.¨Askush nga ne nuk mundëson dhe nuk premton përsosmëri për gjërat që njeriu i „harroj“ ,ne thjesht duam që të jemi origjinal.
Të lëshosh pe për një problem është përtaci e maskuar,dashuria ndaj vendlindjes lind dhe forcohet pëmes përballimit të problemeve.Qëllimi ynë është që asnjëherë mos ti lejojmë vetes të na tregoj se sa i madh është problemi ndaj nesh,por ti tregojm ne atij se sa i vogël është ai për ne.Jjemi shoqatë joqeveritare dhe i gjithë buxheti jonë financohet nga anëtarët që jetojnë dhe veprojnë këtu në Zvicër duke mos detyruar askënd të jetë pjesë e jona.Kështu që jemi gjithmonë në gadishmëri për te realizuar projektet dhe për të përmbushur nevojat në fshat.
Përveç mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër ne kemi mbështetjen edhe të bashkfshatarëve të tjerë nga vendet e ndryshme evropiane deri në amerik. Shoqata „Valët e Liqenit“ ka statusin e saj këtu në Zvicër dhe është ura ndërlidhëse me pjesën tjetër të mërgimtarëve anë a mbarë botës.
Panvarisht nevojës dhe varësisht nga projekti që është prioritet në fshat (në raste të jashtzakonshme edhe në rrethinë) ,të gjitha vendimet merren në kuvend të përgjithshëm dhe parasysh merren të gjitha mendimet e anëtarëve. Organ egzekutiv para kuvendit është kryesia e zgjedhur nga vet anëtarët përkatës,e cila më pas bëhet përgjegjëse në punën e saj.
Bazohemi në thënien „një për të gjithë,të gjithë për një“ duke bërë kështu më të lehtë kalimin e pengesave të cilat hasim përära e duke kërkuar gjithmonë çelësin i cili hap edhe dyert tek të cilat u“ harrua të montohet një cilindër“.Kështu përmbushim detyrimet ndaj fshatit dhe ndaj vetestone,duke qëndruar gjithmonë të lidhur ngusht me fshatin dhe atë që quhet „problem“.