Gjatë 3 projekteve që ne realizuam,ndërtimi i rezervoarit të ujit të pishëm ishte më i rëndësishmi.Fshati përballej prej vitesh me problemin e ujit,sidomos në sezonën e verës kur pjesa më e madhe e mërgimtarëve këtheh’eshin për pushime. Rezervoari i vjetër kishte kapacitet të vogël të motorëve, lartësia e tij ishte pothuajse në nivel me fshatin, motorët nuk kishin as minimumin e kapacitetit në krahasim me atë se sa u duhej të furnizonin shtëpitë,instalimi ishte i vjetër dhe mirmbajtja ishte e vështirë.
Mirëpo ai rezervoari i vjetër,me të cilin u shërbe fshati jonë u ndërtua në vitet 1970 nga i ndjeri Riza Elmazi.Atë kohë ai kishte punuar një kohë të gjatë i vetëm për ndërtimin e tij,duke transportuar gurë me varkë nga Struga deri në „Biser“ te vendi i rezervoarit.Dhe sikur të mos mjaftonte kjo,atij i është dashur që të përballet edhe me kundërshtimin e bashfshatarëve të cilët për arsye të ndryshme kanë kundërshtuar iden dhe punën. Por Riza Elmazi përveç se nuk u dorëzua,ai arriti me shumüe sukses ta ndërton dhe të na furnizojë me ujë për rreth 50 vjetë.
Kurse tani fal shoqatës sonë, fshati në të ardhmen nuk do të përballet më me problemin e ujit të pishëm pasi rezervoari është ndërtuar me një vëllim 3 herë më të madh,me një instalim modern,pompat e ujit me kapacitet 3 herë më të madhë se sa i duhet të furnizoj fshatin dhe me motorë krejtësisht të rinjë.
Më posht keni detaje financiare dhe foto para dhe gjatë ndërtimit.
-Shuma totale e mbledhur: CHF 27’000 dhe EUR 7’450
-Ofertat e projektit : EUR 42’000 , 39’000 dhe 29’000
[Best_Wordpress_Gallery gallery_type=“thumbnails“ theme_id=“1″ gallery_id=“15″ sort_by=“alt“ order_by=“asc“ show_search_box=“0″ search_box_width=“180″ image_column_number=“5″ images_per_page=“30″ image_title=“none“ image_enable_page=“1″ thumb_width=“180″ thumb_height=“90″ thumb_click_action=“undefined“ thumb_link_target=“undefined“ popup_fullscreen=“1″ popup_autoplay=“0″ popup_width=“800″ popup_height=“500″ popup_effect=“fade“ popup_interval=“5″ popup_enable_filmstrip=“1″ popup_filmstrip_height=“50″ popup_enable_ctrl_btn=“1″ popup_enable_fullscreen=“1″ popup_enable_info=“1″ popup_info_always_show=“0″ popup_enable_rate=“0″ popup_enable_comment=“1″ popup_hit_counter=“0″ popup_enable_facebook=“1″ popup_enable_twitter=“1″ popup_enable_google=“1″ popup_enable_pinterest=“0″ popup_enable_tumblr=“0″ watermark_type=“none“ watermark_link=“http://web-dorado.com“]