banner-shoqataShoqata e mergimtarëve „Valët e Liqenit“ këtu në Zvicër është krijuar fillimisht në vitin 1995 nga vullneti i lirë dhe me vetë iniciativën e bashkfshatarëve tanë.Gjithçka filloj vetëm për një arsye: Të ndihmojmë vendlindjen tonë edhe nga larg! Dëshira dhe motivimi natyrisht që nuk mungoj te askush duke bërë që kjo shoqatë të ndikoj aty ku fshati kishte nevojë. Nga vet pozita gjeografike  të cilën gëzon Kalishti i cili në lindje shtrihet i gjithi në breg të liqenit të Ohrit, ne jo rastësisht zgjodhëm këtë emër „Valët e Liqenit“.

Duke pasur parasysh gjëndjen ekonomike dhe papunësin në fshat dhe duke u nisur nga fakti se autoritetet shtetërore kurrë nuk arritën të shohin nga afër „hallexhiun“ ,ne si mërgimtarë me vetëndërgjegjësim vendosëm që mos të pyesim veten se ç’mund të bëj fshati jonë për ne,por me gëzim pyetëm se ç’mund të bëjm ne për fshatin tonë! Ndonëse jemi të shkëputur nga vendi jonë me fizionomi, nuk jemi me zemër,sepse ngado që kemi shkuar Kalishtin kemi marrë me vete. Të coptuar dhe të shpërndarë nëpër vende të ndryshme europiane dhe botërore, ne si shoqatë gjatë gjithë aktiviteteve tona si në të kaluarën,në të tashmen, ashtu edhe të ardhmen do të jemi gjithmonë të gatshëm për bashkpunim dhe përkrashje të ç’do organizimi që bëhet në të mirë të fshatit.

bashkpunimNë vitin 2012 kjo shoqatë pësoj një riorganizim të veçant duke e marrë në dorë udhëheqjen të rinjtë e fshatit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Përveç pëballjes me riaktivizimin dhe anulimin e shumë subjekteve të ndryshme që për një kohë të gjatë  kishin bllokuar ecurinë dhe kishin ndikuar drejtpërdrejt në status,fal punës të pa lodhshme nga të gjithë anëtarët në një interval kohor shumë të shkurtër,e në një bashkpunimin madhështor me bashkfshatarët e tjerë që jetojnë në Gjermani,Austri edhe Amerikë arritëm që të realizojmë një sër projektesh brenda 2 viteve siç ishte ai i varrezave, ai i qendrës së flamurit dhe i fundit ai i rezervoarit të ujit të pishëm,projekte për të cilat kishte premtuar Komuna e Strugës prej më shumë se 10 vite.

Me këtë arritëm që me 1 plumb të vrasim 2 zogj,që do të thot se: „Treguam se njëra dorë lan tjetrën,të dyja fytyrën“ dhe Komunës i’u përgjigjëm se: “ Më i fortë nga njerëzit është ai që është i zoti të përmbaj vetveten.

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.

Natyrisht dhe pa dyshim që projektet tona do të vazhdojnë edhe më tutje për të ndryshuar dhe për të ndihmuar akoma më shumë këtë parajsë të vogël të Strugës.