Shkëlzen Alushi është futbollisti i talentuar nga Kalishti i cili bën pjesë në 5 më të mirët në Zvicër për grupmoshat e reja. Shkëlzeni ka treguar klas dhe talent në një turnir të organizuar nga Volkswagen, i cili ka luajtur bashk në ekip me futbollistin e njohur shqiptar Admir Mehmedin dhe kanë fituar këtë turnir duke bërë të gjithë publikun për vete.
Zgjedhja si talent i ri është bërë nga federata e futbollit Zvicëran në bashkëpunim me organizatorët e turnirit dhe markën e njohur botërore të automobilave Volkswagen.
Shkëlzeni jeton në kantonin e Luzernit ku edhe luan në futboll për grupmoshat e reja.
I lindur dhe rritur në Zvicër, me një mbështetje të fuqishme familjare të cilët gjithashtu adhurues të futbollist, ai shpreson që një ditë talenti dhe puna e tij të japin rezultat duke luajtur në një nga ligat më të mira evropiane.
Lindim J.
Keine Antworten