04.10.2006: Në fshat ka mbaruar krejtësisht asfalltimi i rrugës kryesore prej te Daj Lani deri te shkolla.Asfalltimi ka shkuar sipas plan programit qe ka dhënë komuna, pra vetem për rrugën kryesore. Të gjithë ata që kanë dashur të asfaltojnë pjesën e tyre hyrëse në oborr kanë paguar çmim plotësues. Për tu theksuar është fakti se punimet nuk janë bërë në mënyrë kualitative si funksionalisht ashtu edhe materialisht.
Rrugët janë të ngushta 3.00 metra dhe mundësojn kalim vetëm për 1 vetur. Asfallt është hedhur diku deri në 4-5 cm që është shumë pak duke pasyr parasysh lëvizjet e ndonjë automjeti më të madh transportues përveç veturave. Devijime ka shumë gjatë kryerjes së punimeve,e nëse analizojmë „shkurt e Shqip“ me plot gojë mund të themi se rruga e asfalltuar i ngjan një „piste“ për formula me shumë kethesa të pa nevojshme dhe është e ngusht. Që këtë bised të hapësh në fshat dhe të diskutosh pak më shumë çështjen e jo precizitetit funksional dhe atë material,gjithkush të ndërpret fjalën dhe të mbyll gojën duke thënë: „Kalit te falur nuk i shihen dhembet“..
[Best_Wordpress_Gallery id=“40″ gal_title=“Asfaltimi i rrugëve 04 Tetor 2006″]