Ka realizuar pothuajse ëndrrën e tij Albnor Kaba, për të veshur fanelën kuq e zinjëve të kombëtares shqiptare për moshat U15. I ftuar dje (29.06.2018) në Elbasan Arena ku kombëtarja shqiptare U15 ka zhvilluar një ndeshje miqësore me qëllimin seleksionimin e futbollistëve të rinj, Albnori ka bërë një paraqitje mbresëlënëse duke impresionuar me ndeshjen e tij, në të cilën ai ka asistuar 2 herë.
Ai ka luajtur gjithë takimin dhe prezenca e tij në fushë ka dhënë më shumë siguri në ekip, duke mos u zëvendësuar deri në fërshëllimën e fundit.
Keine Kommentare