Te ”Tregu i Strugës”,do ndërtohet parkingu!
Te ”Tregu i Strugës”,do ndërtohet parkingu!

Te ”Tregu i Strugës”,do ndërtohet parkingu!

Drejt finalizimit është projekti ideor për zhndërrimin e përdhesës së tregut të gjelbër të qytetit në një garazhë parkimi me kapacitet prej 50 mjetesh motorrike, investim i cili me shumë gjasë do të jetësohet brenda këtij viti.

treguparkingNga Ndërmarrja komunale e ”Higjienës’ e cila ka inicuar këtë investim theksojnë se projekti ka marr miratimin dhe lejet e nevojshme në drejtim të qëndrueshmërisë nga pikapamja e qarkullimit rrugor, ndërsa në një të ardhme të afërt për projektin do të duhet të shprehet edhe Këshilli komunal në një nga seancat e radhës .Drejtori i Ndërmarrjes ”Komunale ”, Garip Kaba potencon se ky investim do të realizohet në partneritet me sektorin privat duke sjellur hapësira të reja parkim aq të nevojshme në këtë pjesë të qytetit të Strugës.

Sipas Kabës nëse gjithcka në aspektin procedurial shkon sipas parashikimeve dhe afateve ky investim me shumë gjasë do të finalizohet brenda këtij viti.”Bëhet fjalë për një vendparkim i cili do të ndihmojë shumë në lehtësimin e qarkullimit të makinave rreth tregut të qytetit, hapsira e paraparë do të krijojë 50 vende parkimi, do të ndryshojë pamja e tregut të qytetit sepse do të eliminohen shkallët të cilat zënë një hapsirë të konsiderueshme, me cka do të lirohen hapsira tv cilat do të mundvsojnë rigjallërimin e disa objekteve që do të mund të realizojnë aktivitet tregtar në këtë pjesë.

Për këtë projekt jemi konsultuar me komunën, nga ku kemi marë pëlqimin dhe mbështetjen për ta realizuar këtë projekt” thekson Kaba.Para Garip Kabës, NP “Komunale” është drejtuar nga Pero Kutanovski, i cili u largua nga ky post duke e lënë nërmarrjen në një gjendje shumv të vështirë financiare, problem ky me të cilin edhe sot ballafaqohet udhëheqësia e re e ndërmarrjes.Ndërmarrja komunale e Higjienës gjatë periudhës së kaluar është ballafaquar me probleme të shumta financiare dhe organizative , gjë që është reflektuar edhe në organizimin e grevave të punëtorëve, për shkak të mosmarrjes së pagave me muaj të tërë.

Probleme të tjera që kanë sfiduar këtë ndërmarrje komunale kanë qënë mjetet teknike dhe transportuese për kazanët e qytetit dhe ato industrial, dhe mbi të gjitha problem shtesë është mungesa e një deponie me parametra dhe standarde bashkëkohore.Me ardhjen në krye të Garip Kabës për herë të parë kjo kompani publike pas disa viteve duhet thënë problematike, nga shumë qytetarë të Strugës si dhe pushues dhe turistë që për cdo vit vizitojnë këtë qytet është përgëzuar dhe inkurajuar për angazhimin e sajë në funksion të pastrimit dhe kultivimit të gjelbërimit në rrugët dhe shetitoret e Strugë .(KOHA/Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.