Zyrtare: Ziadin Sela mbështet renovimin e shkollës, por jo komuna!

Pas një mbledhje të zhvilluar sot me kryetarin e komunës të Strugës Ziadin Sela, është konfirmuar nga ky i fundit, se përveç vullnetarëve të shumtë të cilët ndihmojnë në renovimin e shkollës në Kalisht, do të ndihmoj edhe ai financiarisht si një qytetar i thjesht me mjete personale.

mbledhje

 

Kryetari i komunës së Strugës, në cilësinë e një qytetari të thjeshtë ju ka ofruar ndihmë financiare nga buxheti i tij personal banorëve të fshatit Kalishtë të cilët këto ditë me vetiniciativë po rikonstruojnë objektin e shkollës fillore, i cili ishte në një gjendje të papërdorshme dhe pa kushte për tu zhvilluar procesi mësimor. Kësaj mbështetjeje të Selës i janë bashkuar edhe disa funskionerë të komunës së Strugës dhe institucioneve në kompetencë të saj.

Përveçse një takimi që kryetari i Strugës pati me përfaqësues të fshatit Kalishtë (Urim Jusufi, Adi Jusufi dhe Arian Rexhepi) , ai vizitoi nga afër punimet të cilat kryhen me vetkontribut nga fshatarët.

Përfaqësuesit e fshatit Kalishtë, shprehjen mirnjohjen e tyre të thellë që Ziadin Sela ju dha mbështetje si individ për të rinovuar shkollën e tyre, ndërsa ripërsëritën qëndrimin e tyre të zhgënjyer nga përfaqësuesit shqiptarë në pushtet të cilët nuk e panë të udhës që të mbështesin institucionalisht këtë shkollë ku mësojnë fëmijët shqiptarë të Kalishtës.

Shkolla fillore e fshatit Kalishtë, tashmë për një kohë të gjatë ishte në gjendje teje të rënduar dhe pa asnjë kriter minimal për tu zhvilluar mësimi. Ministra, zv.ministra, politikanë dhe pushtetarë vijnë në Kalishtë për çdo fushatë zgjedhore duke premtuar por duke mos realizuar kurrë fjalët e tyre të paktën vetëm për një shkollë të vogël në këtë vendbanim të bukur shqiptar.

Kalishtarët në këtë situatë, falë mbështetjes së mërgimtarëve, banorëve të Kalishtit dhe tashmë edhe vetë personalisht kryetarit të Strugës, Ziadin Sela kanë vendosur që këtë shkollë për fëmijët e tyre ta rindërtojnë vetë./Drini.mk

Veröffentlicht in Lajme nga Kalishti, Lajme nga Shoqata-Zvicër

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: