Vjen edhe humbja e parë për boksierin Dielli Alushi

Është regjistruar dje në mbrëmje edhe humbja e parë në boks për Dielli Alushin i cili kundërshtarë kishte boksierin Roustand Mballa me përvojë të lartë dhe me një përgatitje fizike gati profesionale.

Me një mbështetje të lartë nga bashkatdhetarët të ardhur në numër të lartë në Stadthofsaal në Uster, Dielli, ashtu si gjithmonë ku nuk pësonte humbje, mbrëmë nuk arriti tia dalë.

Megjithatë përkundër faktit se Dielli zhvilloi disa ndeshje të një pasnjëshme në një periudhë kohore pothuajse të shkurtër në muajt e kaluar, ai arriti të rezistojë deri në fund, duke humbur vetëm me pikë.

Përveç kësaj Dielli pati paraqitje shpresëdhënëse duke pasur parasysh kundërshtarin dhe luftoj me karakter të fort deri në fund.

Kjo ishte humbja e parë në karrierën e saponisur për Diellin. Ai dhe babai i tij Abas Alushi shprehën se ky ishte një mësim i cili do të rrisë akoma më shumë dëshirën dhe motivimin për të ardhmen dhe ndeshjet në vazhdim.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.