Si u ndalua ” peshkimi” për shqiptarët e Kalishtit(Foto)

Liqeni dhe peshkimi në jetën e shtatëdhjeteshtatë vjecarit, Mensur Lebiti, ka lënë gjurmë te thella në rrugëtimin e tij jetësor, dhe kur i duhet të flasi për to, ai me pasion dhe me një stil si një romancier i mirë të fut në botën e peshkimit.

image

Dashurinë për liqenin dhe rrjetën e peshkimit, Mensuri tergon se e ka të trashëguar nga paraardhësit e tij ,dhe sidomos nga babai i cili që në moshën 5 vjecare e ka mësuar me botën e liqenit dhe atë të peshkimit në vecanti.Ishte viti 1943 kur për herë të parë, si një fëmijë duke shoqëruar babain dhe familjarët e tjerë fillova të mësoj të fshehtat e peshkimit, nënvizon tepër i emocionuar Mensuri .

image

Ai tregon se me detaje njeh liqenin në pjesën që graviton rreth fshatit Kalishtë, duke precizuar edhe lokacionet se ku mund të gjuash peshkun e pastër, krapin e liqenit dhe ku e gjen ngjalën.”Edhe pse në ato vite menyrat e peshkimit ishin më të thjeshta në liqe kishte më shumë peshq, sepse edhe peshkatarët, si rezultat i përvojës së gjatë, kishin ndërtuar një sistem tepër funksional që favorizonte një peshkim të bollshëm dhe një shumim të garantuar’,’thotë ai.Peshku i pastër apo trofta e famshme e liqenit të Ohrit, për të cilën thuhet se ishte më e preferuara në tavolinën Marie Terzës perandores së Austro-Hungarisë, sipas Lebitit zakonishtë peshkohej afër ujrave burimor të liqenit që kishin një pastërti të lartë.

Ndërkohë ,krapi dhe ngjala kishin lokacionet e vecanta peshkimi ku mund ti peshkoje me bollëk duke ndërtuar dhe kombinuar teknika të vecanata por jo si në rastin e peshkut të pastër të cilin e kapje nëpërmjet rrjetave .Peshkimi ngjalës në masë ishte i madh në kohën kur era frynte nga jugu, ndërsa krapin e gjeje sidomos në vendet ku bëhej bashkimi i ujrave të lumejve të vegjël me liqenin.Për ngjalën të ndihmonte era, ndërsa krapi shprehet peshkatari Mensur Lebiti, nuk e do zhurmën dhe tashmë, sipas tij si pasojë e magjistrales në afërsi të liqenit nuk është në ato sasi që ishte dikur në këtë pjesë të liqenit .

”Ishte viti 1948 kur grupi peshkatarëve të Kalishtit arriti të peshkojë deri në 4800 kg peshkë .Ndërsa unë po atë vit arrita të peshkoj një krap që peshonte më shumë se 10 kilogram.Por, pas këtij viti gjithcka filloi të ndryshoj sepse ardhja në fuqi e komunistëve solli rregulla të reja që në funksion kishin ndalimin e peshkimit për shqiptarët dhe largimin e tyre nga një mënyrë jetese që e kishin trashëguar brez pas brezi prej qindra vitesh ”thekson ai.

Koha kur peshkimi ishte i ndaluar

Në vitin 1948 pushteti i atëhershëm, duke propaganduar kolektivizimin dhe nacionalizimin e pronës, ndërhyri edhe në këtë degë të ekonomisë, duke i urdhëruar peshkatarët e Kalishtit se tani e tutje edhe ata duhet t’i përshaten sistemit të ri .

Kjo mënyrë e re nuk u mbështet nga një pjesë e mirë e peshkatarëve të Kalishtit, tregon Mensur Lebiti të cilët refuzuan që t’i bashkonin rrjetat dhe varkat me ndërmarrjen e kolektivit.”Ky refuzim që i bënë atëherë një pjesë e grupit të peshkatarëve i kushtoi me jetë Aqif Elmazit, vëllait të babait .Edhe në një rast tjetër peshkatarët e Kalishtit tentuan të peshkojnë në liqen, por u merren rrjetat dhe të njëjtat u digjen .Ndërkohë, që nga viti 1954 shqiptarët e Kalishtit ,edhe pse ishin në shumicë apsolute rreth 90 përqind në këtë lokalitet në breg të liqenit u privuan nga peshkimi dhe liqeni dhe peshkimi që nga ai vit ishte në duar të maqedonasëve”,thotë Lebiti pa i fshehur emocionet.Pas atij viti marrëdhënia me liqenin dhe peshkimin për banorët shqiptar të Kalishtit dhe të peshkatarëve të tij ka qënë e një vështirësie të lartë .

Gjithmonë kur dyshohej se dikush kishte peshkuar në liqen, ishte policia për të trembur dhe frikësuar të gjithë ata që kishin shkelur vijën e kuqe të ndalimit të peshkimit për shqiptarët e këtushëm.”Edhe pse ishte kjo situatë e rëndë dhe shtypëse, në disa raste nuk përmbahesha dhe sërish futeshe në liqen duke peshkuar sepse ishia mësuar me gjuetin dhe atë mënyrë jetese sa nuk mund të ndahesha nga liqeni me asnjë cmim .Kjo situatë në disa raste më sillte edhe probleme me survejim të vazhdueshëm nga ata që kishin të drejtën e peshkimit si një trashigimi nga shteti i atëherëshëm.

Duke qënë se më nuk kishim asnjë mundësi tjetër të ekzistencës, detyrohem të punoja në Gjermani .Por ,gjithmonë kur vija në vendlindje, gjeja mënyra që të peshkoja për kënaqësi ‘thotë ai.Edhe pse tashmë në moshë tregon se vazhdon të jetë i lidhur me liqenin si dikur, por nënvizon se si rezultat i asaj periudhe të errët të komunizmit pavarsisht ndryshimeve që janë bërë në këto njëzet vjet, sërish peshkimi dhe liqeni nuk është në duar të banorëve të Kalishtit si dikur edhe një kohë .

”Edhe në këto kohë sërish peshkimi për shqiptarët e Kalishtit është një ”mollë e ndaluar” me përjashtime të vogla, dhe kjo është për të ardhur keq, sepse kjo pasuri e përbashkët nuk matrializohet dhe nuk po bëhet e prekshme për ata që jetojnë vetëm disa metra larg liqenit .Shpresojë që në të ardhmen kjo gjendje të ndryshoj sepse ky vendbanim ka mundësi të zhvillohet nga peshkimi dhe hoteleria dhe rinia të mos detyrohet të marri rrugën e gurbetit dhe shpërnguljes”përfundon ai.

Letërnjoftimi i  Kalishtitit

Kalishti ndodhet në pjesën jugore të Komunës së Strugës buzë liqenit rreth 4 kilometra larg qytetit të Strugës .. Një pjesë popullsisë  mirren me hoteleri dhe peshkim, por pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati janë me punë të përkohshme në vendet europiane ku jetojnë bashkë me familjet e tyre .Kalishti ka shkollën fillore deri në katër vjet, ndërsa prej klasës së pestë deri ne klasën e tetë nxënësit e ndjekin mësimin në qytetin e Strugës .

Fshati Kalisht ka shitore dhe punëtori private dhe disa kapacitetet hotelerike,  pranë Liqenit të Ohrit .Kalishti ka mbi 200 shtëpi ku pjesa dërmuese (mbi 90%) u takojnë shqiptarëve.(KOHA/Strugalajm.com)

www.kalishti.ch

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*