Si do të zgjidhet rasti i shkollës së Kalishtës!?

 

Snormal_Shkolla 1-1ot me fillimin e vitit të ri shkollor në Maqedoni disa shkolla kanë kushte deri diku të kënaqshme, disa nuk plotësojnë as për së afërmi kushtet për të qënë shkollë.

 

Një e tillë është në fshatin Kalishtë të Strugës, e cila ilustron më së miri gjendjen në shkollat shqipe.  “Shkolla jonë është e vjetër gati 80 vjet, dhe tani kushtet janë të ngjashme me ato të shekullit 17.  Në vendet perëndimore kafshët i kanë kushtet më të mira se sa shkolla në të cilën mësojnë fëmijtë tanë dhe ku vijojnë mësimet çdo ditë. Pos tjerash, ka lagështi që ndikon edhe në shëndetin e fëmijve, që sëmurën gjithnjë e më shpesh”- është shprehur që para një viti para mediave Urim Jusufi, njëri nga prindërit e nxënësve të fshatit Kalishtë.

 

Delegacion i Këshillit të prindërve të nxënësve të shkollës fillore të fshatit Kalishtë, e cila funkcionon si paralele e ndarë-periferike e shkollës “Vllezërit Milladinovci” nga Struga,  kanë realizuar disa takime me autoritetet vendore lidhur me kushtet në të cilat fëmijtë e këtij fshati mësojnë, por kanë marrë vetëm premtime dhe asgjë më tepër. Problemi i shkollës së Kalishtës është edhe një nga problemet e pazgjidhura në komunën e Strugës, në fushën e arsimit fillor. Ka vite që në Kalishtë ka “filluar: ndërtimi i objektit të ri shkollor, por, ka qënë vetëm fillimi dhe ashtu ka ngelë, posikur të ishte ndonjë monument historik, ndërsa fëmijtë vazhdojnë të mësojnë në kushte që mund të krahasohen me ato të Afrikës.

 

Pas publikimit të informacionit për gjenjen e palakmueshme dhe të njerueshme të shkollës fillore të fshatit Kalishtë, që është shkollë periferike e shkollës tetëvjeçare “Vllezërit Milladinovci” nga Struga, për vizitë dhe investigim ka qëndrua zëvëndës ministri i arsimit Safet Neziri, shoqëruar edhe nga autoritetet komunale.

 

Pasi është vërtetua për gjendjen në këtë shkollë, ku siç pohojnë banorët vendas se shkolla gjason në ato të shekullit të 17, Safet Neziri para gazetarëve mes tjerash më 14 shtator të vitit të kaluar theksoi: “Falë publikimit në media dhe reagimit të prindërve ne sot erdhëm këtu për ta parë gjendjen faktike të shkollës, që njeriu duhet të renqethet nga gjendja në të cilën ndodhet kjo shkollë, ku mësojnë këta fëmijë. Një gjë të tillë nuk e gjen as në kontinentin e Afrikës  e të mos flitet për në Europë. Ndaj ne do të fillojmë sa më shpejt me të gjitha procedurat ligjore për ta bërë projektin dhe dokumentacionin tjetër për ta përfshirë në programin për ndërtimin e shkollave të reja dhe ate me prioritet, për tu mundësuar këtyre fëmijve që të arsimohen e shkollohen si të gjithë moshatarët e tyre në vend. Edhe një herë shprehë mirënjohjen ndaj mediumeve që na e bënë të mundur të shohim gjendjen në këtë shkollë”- shtoi  zëvëndës ministri i arsimit dhe shkencës së RM-së, Safet Neziri, pas vizitës që i bëri objektit të shkollës në fshatin Kalishtë.

 

Për zgjidhjen e problemit imedijat, zëvëndësministri Safet Neziri është shprehur asokohe se do të kontaktojë me kryetarin e komunës dhe me prindërit, që pasi nuk ka kushte për zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor, deri në krijimin e kushteve të duhura, fëmijtë të orjentohen në ndonjë shkollë tjetër ku mësimi zhvillohet në gjuhën e nxënësve. Kjo zgjidhje u ofrua me idenë që të ndërtohet shkolla e re, e filluar që para 10 viteve, ose më konkretisht dhe më saktësisht derisa të krijohen kushte optimale për mësim në shkollën e fshatit.

 

“Kjo na duket si lojë dhe kemi përshtypjen se qëndrimi i Ministrisë së arsimit dhe pushtetit vendor është që  ta mbyllin tërësisht këtë shkollë”- ishte vlerësimi i prindërve të nxënësve të kësaj shkolle.  Urim Jusufi është shprehur se: “Siç po e shof, paskan ardhur për ta mbyllë shkollën. Ne kërkojmë renovimin e shkollës së vjetër e ata thonë ndryshe. Kjo është lojë e madhe për ta mbyllur shkollën dhe për ti dërgua fëmijtë në Strugë, posikur që ndodhi me nxënësit e Podgorcës që duan ti çojnë në Llabunishtë. Për shkollë të re ata nuk përmendin ndonjë datë, ndonjë afat”-është shprehur ai.

 

Ndërkaq, ditëve të fundit jemi dëshmitar të inagurimeve të shumta-prerjes së shiritave në shumë shkolla nëpër komuna të ndryshme të Maqedonisë, bile edhe nga vetë Safet Neziri, ndërsa shkollën e Kalishtës dhe premtimin e dhënë e ka harruar fare. (Mehmet Latifi/INA)

Foto nga Lindim dhe Urim Jusufi

« 1 von 6 »

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*