Varrezat para dhe pas!

Për një kohë shumë të gjatë varrezat kishin ngelur në harresë nga fshatarët tanë duke mos u kujdesur askush për vendin në të cilin prehen shpirtrat e të ndjerëve tanë.Bari  mbuloj pothuajse tërësisht vendin,saqë,përpara se të intervenohej nuk gjeje dot as varrin e dëshiruar,ose thënë  shkurt  të kapte „frika“ gjatë vizitës së tyre. Aty fillimisht një pjesë e vendit u mbush me dhe të butë për të ngritur nivelin njejti sa rruga magjistrale që kalon aty ngjitur në pjesën perëndimore ku më pas  u ndërtua një murë mbrojtës me shtylla dhe rrethojë metalike mes tyre.Në brendësi pastrua i gjithë bari dhe vazhdon të mirmbahet me investim të shoqatës përgjatë gjithë vitit. Edhe në hyrje gjithashtu u ndërtuan  mure të vegjël të cilët caktojnë kufijt e këtyre e varrezave.

Për më shumë posht keni mundësi të shihni detaje nga financimi dhe disa foto nga varrezat (para dhe pas).

-Shuma totale e mbledhur: CHF 13’274.00

-çmimi i projektit: CHF 7’500

-çmimi i armirimit: CHF 3’700

-Mirëmbajtja e përgjithshme për 6 muaj: CHF 2’220

-Dalje të ndryhme: CHF 100

 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*