Rrethi – Flamuri

Aty ku pothuajse është qendra e fshatit,komuna e Strugës (asaj kohe me partinë e BDI-së në udhëheqje) pasi asfaltoj rrugët ,“harroj“ një pjesë pa asfaltuar.Më pas „doli“ që të ishte pjesë e projektit të tyre ,ku duhej të ndërtohej një shatërvan i bukur. Duke pritur pothuajse më shumë se 8 vjetë nga premtimet e tyre, shatërvanit do i duhej ndoshta të priste edhe 80 vjetë të tjera ,nëse shoqata jonë nuk e merrte në dorë realizimin.

Për këtë projekt ne arritëm që të sigurojmë diku te 1020 CHF. Fillimisht ajo pjesë e pa asfaltuar u mbush vullnetarisht nga fshatarët me beton dhe projetkin e komunës nga shatërvan e shëndrruam në vendin e flamurit dy krerëshe.Aty gjithashtu u vendos edhe busti i dëshmorëve të fshatit të cilët kanë rënë në L.II.B.

Në datë 28.07.2014 me rastin e bajramit dhe me kthimin e të gjithë mërgimtarëve në fshat, shfrytëzuam rastin që përpara bashkfshatarëve tanë të ngrejmë flamurin 2 krerësh në shtizë.Fjalën e mori Mirson Elmazi i cili në emër të shoqatës dhe në emër të të gjithë mërgimtarëve ftoj për të ngritur flamurin Artim Elmazin ,veteran të luftës në Kosovë.

Më posht keni fotot dhe 1 video.

Inçizimi i ngritjes së flamurit nga Artim Elmazi

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*