Ashtu eshte siç e kemi përmendur edhe në kryefaqe të shoqatës,ne pësuam një riorganizim në vitin 2012 (diku nga mesi i vitit) dhe që atëherë kemi realizuar 3 projekte të një pas njëshme (projekti i rezervoarit të ujit të pishëm është në përfundim e sipër).
Fillimisht e pamë shumë të nevojshme dhe urgjente ndërhyrjen në pastrimin e varrezave të fshatit dhe mbrojtjen e tyrë me një murë në anën perëndimore së tyre.Më pas vazhduam në qendër të fshatit ku duhej të mbaronim planin e nisur nga komuna e strugës nën udhëheqejen e BDI-së të cilët kishin premtuar një shatërvan në mesin e një „rrethrrotullimi“,projekt që ne e shëndruam në një vend për flamur në shtizë.Dhe së fundi jemi në përfundim e sipër me rezervoarin e fshatit i cili ndërtohet krejtësisht i ri dhe me një vëllim shumë më të madh se ai i vjetri dhe shumë më i avancuar.
Më posht keni mundësi që të shihni dhe të ndiqni projektet me anë të fotografive.
Varrezat para dhe pas përfundimit të punimeve!
Qendra e flamurit në shtizë
Rezervoari i ujit të pishëm