Rruga Strugë-Kalishtë, një përrallë e njëjtë nga e kaluara!

Rruga magjistrale nga qyteti i Strugës, në drejtim të fshatit Kalishtë,  në disa vende shfaqet e dëmtuar dhe me gropa gjë që  ka krijuar  pengesë për qarkullimin normal të mjeteve.Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi të banorët e këtij lokaliteti dhe te ata që shfrytëzojnë këtë rrugë për komunikim.

image

Dylber Elmazi,banor i Kalishtit thekson se kjo që po ndodh me rrugën drejt Kalishtit është e pajustifikueshme, sepse prej vitesh rruga shfaqet me gropa që asesi të rehabilitohen nga ana e organeve kompetente .Ai tregon se kjo rrugë përvec se sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve po u shkatërron makinat dhe  deri tani janë me dhjetra makina që i kanë i kanë lënë gomat në këtë aks rrugor .Para disa vitesh një pjesë e rrugës magjistrale Kalishtë-Strugë u rehabilitua nga ana e Ndërmarrjes ‘’Makedonia Pat’’por ky projekt nuk u finalizua në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe tashmë gropat e hapura në pjesën e pasistemuar kanë krijuar një problematikë që po shqetëson banorët e këtushëm por edhe ata që shfrytëzojnë kapacitetet hotelerike që ndodhen në këtë pjesë të Strugës.(Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*