Rrëzohet shtylla e kabllove të internetit dhe TV! Kompania në gjumë!

Kanë kaluar disa ditë nga rrëzimi i shtyllës e cila mban kabllot e internetit, TV, telefonit, pjesërisht dritave të fshatit dhe nga askush asnjë reagim. Edhe pse kompania kabllovike e TV Kaltrina në Strugë është informuar për rastin në fjalë, vazhdon mos të ketë asnjë ndërhyrje për të ngritur shtyllën e cila për fat qëndron e mbështetur në shtyllën e betonit.

Ndërkohë përveç kësaj janë edhe disa shtylla të tjera të cilat „mezi qëndrojnë në këmbë“ dhe paraqesin rrezik të lartë për të gjithë kalimtarët e rastit.

Gjatë ditës së sotme do të kontaktojmë organet kompetente të kompanisë kabllovike „TV Kaltrina“ për të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*