Rrezik për kalimtarët nga shtylla e rrymës e cila mbahet vetëm nga telat!

Rrezik për të gjithë automjetet dhe kalimtarët e rastit të cilët kalojnë rrugën që e lidh Kalishtin me Hotelet Turistike, Radozhdën dhe me rrugën magjistrale për në Shqipëri.

Shtylla (shihni foton) në moment mbahet vetëm nga telat e rrymës elektrike dhe rrezikon jetën e secilit që kalon aty.

image

E gjitha kjo ka ardhur si rezultat i prerjes së drunjëve për rreth rrugës për ta liruar atë hapësirë,pasi që shtylla pas problemeve të shumta në dimrin e fundit, për gjithë këtë kohë është mbajtur nga një pemë e rastit dhe pas prerjes së saj banorët kanë parë problemin serioz.

image

Sipas banorëve, ky problem i është përcjell organeve kompetente të EVN-së në Strugë dhe se sa i shpejt do të jetë reagimi i tyre, ngelet për tu parë!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.