Përurohet shkolla jonë!

Në prezencën e dhjetra qytetarëve të Kalishtit, nxënësve ,mësuesëve ,kryetarit të Komunës së Strugës Ziadin Sela ,shkrimtarit të njohur Resul Shabani ,përfaqësuesëve të biznesit që ndihmuan në renovimin e shkollës, sot në Kalishtë u përurua dita e parë e mësimit tashmë në objektin e meremetuar plotësishtë falë kontributit të banorëve lokal,mërgatës dhe dontorëve të shumtë nga Struga.

3-640x480Këtë eveniment e përshëndeti,drejtori i Shkollës Fillore ‘’ Vëllezërit Milladinovci’’, Shkëlqim Aliu si dhe shkrimtari i njohur  Resul Shabani përndryshe me origjinë nga ky fshat i cili u ndal në historikun e shkollës dhe arsimit në Kalisht.Më pas fjalën përshëndetëse e mori Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela , i cili mes tjerash theksoi :”Së pari dua t’iu përshëndes të gjithëve , në veçanti atë grup inicues , që u mor me këtë rinovim. Dëgjova këtu nga fjalimet paraardhëse se politika ka dështuar. Po, pajtohem, ka dështuar, ka dështuar sepse në vend që të ndërtojë shkolla ndërton përmendore milionëshe, në vend që të ndërtojë çerdhe ndërton teatro qindramilionëshe dhe atë vetëm të fokusuar vetëm në qendër të Shkupit, të fokusuar në pjesë të cilët nuk janë të banuara me shqiptarë.

Ne duhet të jemi të parët ,që ta pranojmë këtë fakt , në qoftëse nuk duam që akoma më tepër të gënjejmë popullin . Prandaj, nuk e them këtë për politikë , por e them ,që të gjithë njëherë të flasim me njëri-tjetrin . Pyesim vetveten se ku jemi duke shkuar. Ne jetojmë të eksploatuar, si koloni brenda një shteti.Më duhet të them se ndërtimet e shkollave janë të varura nga Ministria e Arsimit, kurse rinovimet e vogla janë të varura nga komuna , më saktë nga shkolla. Shkollat tona kanë tre vite ,që janë me xhirollogari të bllokuar , si një problem i trashëguar dhe për pasojë nuk blejnë dot asnjë shkums për dërrasën e zezë , asnjë shpuze e as sapun për duart . Tashmë nuk përbën ndonjë sekret, të gjitha këto sigurohen nga ne  si Komunë,  edhe pse me ligj nuk e kemi  të lejuar, ku dy ndërmarrjet publike furnizojnë të gjitha shkollat e tjera.’’tha Sela.Më tej përfaqësues nga Bashkësia Lokale- Kalishtë si dhe përfaqësues nga po kjo shkollë, duke akuzuar politikat pararendëse për hasje në vesh të shurdhër , falenderuan mërgimtarët, donatorët dhe firmat kontribuese për gadishmërinë e treguar për përfundimin e kësaj iniciative me sukses./Strugalajm/

kalishti-640x480 (1)

IMG-20141015-WA0007 IMG-20141015-WA0009 IMG-20141015-WA0007 (1) IMG-20141015-WA0005 IMG-20141015-WA0004 20141015_115355 20141015_114047 20141015_114003 20141015_113906 20141015_113813 20141015_113717 20141015_110114 20141015_105929 20141015_104821 20141015_104537 20141015_104537 (1) 20141015_104315 33-640x480 3-640x480IMG-20141015-WA0009

Veröffentlicht in Lajme nga Kalishti

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: