Për shqip shko në Shqipëri ,këtu është Maqedoni!

adiAdi Jusufi, gjatë ditës së sotme ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe irrituese, si rezultat kundërshtimit të hapur që ka ndeshur nga një sporteliste në zyrat e Fondit të Sigurimeve  Shëndesore, konfirmon ai për ‘’Strugalajm.com’’.

Jusufi, tregon se gjatë ditës së sotme (e mërkurë)kishte përpiluar kërkesën në gjuhën shqipe për pajisje më kartelë elektronike shëndetësore, dhe me të njëjtën ishte drejtuar për te zyrat e Fondit ,por kjo kërkesë ishte kundërshura ashpër nga e punësuara  Lence Haxhievska .Ajo sipas Jusufit jo vetëm  që e kishte refuzuar kerkesën në gjuhën shqipe, por para të pranishmëve të tjerë me zë të lartë kishte deklaruar se nëse e do kërkesën e përpiluar edhe në gjuhën shqipe, shko në Shqipëri,sepse këtu është Maqedoni e kishte porositur Haxhievska atë.’’Unë pas gjithë kësaj situate realishtë ndjehem i shqetësuar, sepse në mënyrën më brutale mu mohua e drejta ligjore për të përdorur gjuhën time amtare në komunikim me institucionet shtetërore.

Nuk di cfarë të them, paramendo një sporteliste merr primatin dhe vendosë për përdorimin ose jo të gjuhës të cilën e flasin më shumë se 60 % e banorëve të Strugës, pavarsisht që me ligjet në fuqi një gjë e tillë është e garantuar’’,përfundon Adi Jusufi.Denoncimi publik i Adi Jusufit për injorimin e gjuhës shqipe nuk është as i pari as i fundi në Strugë ,sepse një sërë institucionesh refuzojnë të përdorin këtë gjuhë gjatë komunikimit zyrtar me qytetarët.(Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.