Pas 7 vjetëve pause, merret iniciativë për rihapjen e klubit futbollistik!

 

 

 

 

 

 

Pas më shumë se 7 vjetë pause,dikush po mendon sërish për rihapjen e klubit futbollistik dhe riorganizimin e rinis në fshat. Kësaj radhe ështe Jetmir Mimini apo siç e njohim të gjithë me nofkën „Micja“ ai i cili ka marrë përsipër këtë iniciativë.  Duke pasur një numër të madh të futbollistëve në fshat të cilët luajnë nëpër ekipe të ndryshme në rrethinën e Strugës, Micja ka menduar ribashkimin e tyre në një ekip të vetëm, ekip i cili do të përfaqësojë fshatin tonë.

 

Ekipi i fundit që fshati ynë kishte dhe që garoj zyrtarisht në ligën komunale në Strugë ishte ai i trajnerit Metat Hajdari,Florim Rexhepi dhe i të ndierit Betullah Dauti.Atë kohë ekipi lulzojë jashtzakonisht shumë me paraqitjet e tij dhe ishte gjenerata e fundit „e artë“ që përfaqësuan fshatin tonë në ligën komunale.Pas gjithë këtyre viteve pause shpresojmë që të formohet sërish një ekip i ngjashëm me atë gjeneratë.Kf Kalishtë

Radozhda - Kalishti~0

Në datën 16.10.2014 në lokalin e kafes „Veron-Vigan“ do të mbahet gjithashtu një takim me të gjithë sportdashësit e futbollit në lidhje me këtë iniciativë ku do të diskutohet më gjëre me të gjithë, se për çfar kemi nevojë në moment.Ideja dhe ndihma më e vogël e secilit që do të jetë i pranishëm në këtë takim, do të shërbej për fshatin dhe rinin e saj.

KFKalishti

Veröffentlicht in Lajme nga Kalishti

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: