Nuk e harrojmë Kalishtin tonë!

040Edhe pse të lindur në shtetin helvetik dhe të larguar nga fshati i tyre prej shumë vitesh, prapë ata vazhdojnë të mendojnë për vendlindjen dhe vendin e preardhjes të të parëve të tyre, duke inicuar projekte në shërbim të komunitetit nga vijnë.Kjo është fabula e një grupi të rinjve me origjinë nga fshati Kalishtë që jetojnë në Zvicër, të cilët me vetiniciativë kanë marrë angazhimin për rregullimin dhe sistemimin e varrezave të të parëve të tyre në këtë fshat të Strugës.

Ata, përvec se do të financojnë punët ndërtimore do të paguajnë edhe kujdesin dhe mirëmbajtjen permanente të tyre duke punësuar një person i cili për gjatë gjithë vitit do kujdeset për to .

Mirson Elmazi, në emër të këtij grupi tregon se e gjithë kjo filloi si një ndjesi se pavarsisht që jemi në mërgim, ne i përkasim atij komuniteti në të mirë dhe në të keq.Në filim tregon ai janë fokusuar të investojnë te varrrezat e fshatit në mënyrë që ato të marrin një pamje të pranueshem estetike, edhe si një shenjë në nderim të atyre që nuk janë në mesin tyre.”Edhe pse jetojmë në mërgim ne i përkasim Kalishtit ,dhe në këtë drejtim jemi të interesuar që të kontribojmë brenda mundësive tona, që të ndihmojmë në disa projekte në të mirë të vendlindjes sonë.

Si fillim për sanimin e varrezave po investohen rreth 9000 mijë euro, ku përfshihet ndërtimi i murit rrethues ,sistemi i parkimit, dhe punë të tjera të domosdoshme që do rezultojnë me një pamje tjetër estetike të tyre.Të gjitha mjetet për këtë investim janë donacion i rinisë së Kalishtit që jeton dhe punon në Zvicër”,thekson ai.Elmazi, gjithashtu shton se ky nuk do të jetë projekti i tyre i fundit që do të investohet në Kalishtin e tyre.

Ai paralajmëron se po shihet mundësia që të investohet edhe në zëvendësim e tubave kryesor të ujësjellësit të fshatit, që janë nga azbesti me të rinj, në mënyrë që të largohen këto tuba nga ky matrial jo i rekomandueshëm për shëndetin.Kalishti, ndodhet në pjesën jugore të Komunës së Strugës, buzë liqenit rreth 4 kilometra larg qytetit  . Fshati është i rrafshët dhe ndodhet në një lartësi mbidetare prej 696 metra . Një pjes popullsisë  mirren me hoteleri dhe peshkim, por pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati janë me punë të përkohshme në vendet europiane, ku jetojnë bashk me familjet e tyre.

Kjo dukuri e cila është masivizuar dy dekadat e fundit sipas kalishtarëve  ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të  nxënësve në shkollëne fshatit,para disa viteve cdo klasë numëronte mbi tridhjet nxënës, ndërsa tani mezi që bëhen pesë a gjashtë  nxënës .Kalishti, ka shkollën fillore deri në katër vjet ,ndërsa prej klasës së pestë deri ne klasën e tetë nxënësit e ndjekin mësimin në qytetin e Strugës . Fshati Kalisht ka shitore dhe puntori private dhe disa kapacitetet hotelerike  pranë Liqenit të Ohrit  .Kalishti ka mbi 200 shtëpi ku pjesa dërmuese (mbi 90%) u takojnë shqiptarëve.(Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.