Një tjetër aksion nga Bashkësia Lokale!

Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj që bashkësia lokale në fshat mundësoi dhe organizoi ndriçimin e dy rrugëve kryesore, dhe më pas ata vazhduan edhe me vendosjen e disa pasqyrave konvekse nëpër disa kryqëzime në të cilat këndvështrimi ishte shumë i vështirë dhe i rrezikshëm për të gjithë shoferët e automjeteve.

Vendosja e këtyre pasqyre-konvekse ishte sërish një lëvizje e duhur dhe e zgjuar nga bashkësia duke shmangur apo zvogëluar kështu aksidentet e mundshme.

Por bashkësia nuk duket se ndalet këtu. Jetmir Mimini si këshilltar edhe arkëtar i bashkisë lokale na ka kontaktuar ditët e fundit, ku na bëri të ditur se projekt i radhës është gjelbërimi i oborrit të xhamisë dhe mbjellja e pishave për rreth objektit.

Ndryshe nga dy projektet e para, bashkia lokale kësaj radhe kërkon edhe ndihmën e të gjithë bashkëqytetarëve të cilët kanë mundësi të ndihmojnë me mjete financiare për të realizuar këtë nismë.

Të interesuarit, për detaje më të hollësishme mund të kontaktojnë në faqe ose drejtpërdrejt me Jetmir Miminin.

Paraprakisht ju faleminderit për mbështetjen!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.