Nga sot ska më probleme me ujin, rezervuari i ri hyn në funksion!

Përfundimisht duke filluar nga dita e sotme, fshati jonë do të furnizohet me ujë nga rezervuari i ri, projekt ky i cili u investua nga mërgimtarët e fshatit.

image

Gjatë ditës së djeshme është bërë vendosja e motorëve në rezervuarin e ri si dhe lidhja e tyre. Përveç kësaj, lidhja është bërë gjithashtu edhe me motorët e rezervuarit të vjetër, duke krijuar kështu një sistem më të fuqishëm për furnizimin me ujë. Kohëzgjatja për rimbushjen e të gjithë rezervuarit me ujë zgjat diku rreth 4 orë, kohë e cila është shumë herë më e shpejtë dhe shtypja është shumëfish më e lartë se me rezervuarin e vjetër.

Tani sdo të ketë më nevoj për pompa të ujit shtesë („hidroforë“) të cilat shfrytëzoheshin pothuajse nga secila shtëpi.

Shtëpitë e mërgimtarve të cilat nuk banon askush aty, preferohen të kontrollohet të gjitha çezmat si brenda dhe jashtë, ngase shtypja është e lartë dhe për pasojë ka mundësi të ketë ndonjë çrregullim të vogël!

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.