Neziri, e harron shkollën e Kalishtit!

Shkolla 2-2ara afërsish një viti, pas problematizimit në media të kushteve të vështira në të cilat mësojnë nxënësit në shkollën fillore të fshatit Kalisht nga dikasteri i Arsimit, u premtua se për një kohë të afërt do të dilet me një zgjidhje,madje vet zv/ministri i Arsimit, Safet Neziri, qëndroi në këtë lokalitet dhe premtoi zgjidhje afatgjate .

Ai, gjatë vizitës që i bëri shkollës së Kalishtit, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar premtoi se dikasteri i tij do të bëj të gjitha përpjekjet për fillimin e procedurave që kjo shkollë të futet në programin e ndërtimit të shkollave të reja.’’Ne do të bëjmë gjithcka në një kohë të shkurtër, dhe do të fillojmë menjëherë procedurat që kjo shkollë të futet në programin për ndërtimin e shkollave të reja.

Kushtet që janë këtu në këtë shkollë nuk janë në Afrikë, jo më në Europë’’,patë deklaruar atëherë zv/ministri Neziri.Ndërkohë, tani pas një viti duket se prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollën e Kalishtit nuk e kanë harruar këtë premtim dhe kërkojnë nga Neziri, që të mbaj premtimin e dhënë para kalishtarëve, sepse edhe durimi i tyre ka fund .

Ata, theksojnë njëzëri që nuk do të tolerojnë në pafundësi situatën që fëmijët e tyre të mësojnë në një shkollë jasht cdo standarti të kohës.Shkolla periferike “Vëllezërit Milladinovci” ,në fshatin Kalishtë të Strugës prej vitesh ballafaqohet në kushte të papërshtatshme për mësim për nxënësit shqiptarë të këtij vendbanimi ,ankohen prindërit..

Për këtë shqetësim të prindërve  ”Strugalajm.com” tentoi të marr një prononcim nga ana e zv/ministrit Safet Neziri, por mori përgjigjen se është në një mbledhje, pa sqaruar se kur do t’i përgjigjet pyetjes sonë për cështjen e shkollës së Kalishtit.Kalishti ndodhet në pjesën jugore të Komunës së Strugës buzë liqenit rreth 4 kilometra larg qytetit të Strugës . Fshati është i rrafshët dhe ndodhet në një lartësi mbidetare prej 696 metra .

Një pjesë popullsisë mirren me hoteleri dhe peshkim, por pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati janë me punë të përkohshme në vendet europiane ku jetojnë bashkë me familjet e tyre. Kjo dukuri e cila është masivizuar dy dekdat e fundit, sipas kalishtarëve ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të  nxënësve në shkollëne fshatit,para disa viteve cdo klasë numëronte mbi tridhjet nxënës, ndërsa tani mezi që bëhen pesë a gjashtë  nxënës .

Kalishti, ka shkollën fillore deri në katër vjet ndërsa prej klasës së pestë deri ne klasën e nëntë nxënësit e ndjekin mësimin në qytetin e Strugës . Fshati Kalisht ka shitore dhe punëtori private dhe disa kapacitetet hotelerike pranë Liqenit të Ohrit .

Kalishti ka mbi 200 shtëpi ku pjesa dërmuese (mbi 90%) u takojnë shqiptarëve.(Strugalajm.com)

Foto te bëra nga Lindim dhe Urim Jusufi

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*