Në Kalishtë dy shtëpi në shënjestër të hajdutëve

 

kalishti 20Seria e vjedhjeve po vazhdon në vendbanimet e Strugës dhe nuk ka të ndalur.Këtë herë shënjestër e hajdutëve ishin dy shtëpi në fshatin Kalishtë pronarët e të cilave jetojnë dhe punojnë në Austri.

Nga policia konfirmojnë ngjarjen dhe theksojnë se janë informuar  dhe kanë bërë verifikimet e duhura dhe presin që gjatë ditëve në vazhdim të kenë një pasqyrë më të pastër  për këtë  rast .

Në  Strugë prej kohësh shtëpitë e mërgimtarëve janë bërë një shenjestër e lehtë për hajdutët.Para disa ditëve ishin tre shtëpi të mërgimtarëve në fshatin Ladorisht të cilat ishin pre e hajdutëve .(Strugalajm.com)

 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*