Në afërsi të Kalishtit,policia konfiskon rrjeta peshkimi!

Nëpërmjet një njoftimi për media policia informon se ka konfiskuar rrjeta për peshkim në gjatësi deri në 100 metra të cilët ishin hedhur në mënyrë të paligjshme nga peshkatarët në liqen.

image

Sipas policisë rrjetat kanë qenë të vendosura 300 metra në brendësi të liqenit nga bregu në fshatin Kalishtë, dhe të njejtat nuk kanë qenë të licencuara nga organet komptente.

Gjithashtu policia ka kapur edhe rrjeta të tjera 800 metra në thellsi nga bregu përballë hotelit Biser në Kalishtë. Ne vendngjarje kanë shkuar edhe organet e tjera kompetente.(Strugalajm.com)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*