Ndahet nga jeta mësuesi Ferat Ferati nga Kalishti!

Pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta mësuesi veteran, Ferat Ferati. Lindi më 09.05.1932 në fshatin Kalishtë të Strugës, ku edhe kryen shkollën fillore, ndërkaq progjimnazin e kreu në Shkollën shtatëvjeçare „Liria“, për të vijuar Shkollën Normale në Shkup.

Punën e shenjtë të mësuesisë e filloi në fshatin Arnaqi, duke vazhduar me vite të tëra në fshatrat e Velesit (Jabollçishtë), Kumanovës (fsh. Rrapojcë), si dhe në fshatrat e Strugës (Kalishtë, Fërngovë, Dollogozhdë, dhe Bixhovë).

Në të gjitha viset ku ka punuar, zot. Ferat Ferati ka shërbyer me sukses dhe ka qenë arsimtar i vyer. I tillë ka mbetur në kujtesën e gjeneratave të tëra, të cilat flasin me respekt për veprimtarinë e mësuesit Ferat Ferati. Ai ndahet fizikisht nga ne, ndërkaq kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm dhe i paharruar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë më 17.03.2018 në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Strugës .

I përjetshëm qoftë kujtimi për mësues Ferat Feratin

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*