Migjen Dauti,nderon Kalishtin si kengetari i pare ne fshat!

Ndonëse në fshat kemi persona me profesione të ndryshme,deri me sot nuk kemi pas rastin të kemi asnjë këngëtar që të na përfaqesoj në evenimente te ndryshme.Migjen Dauti është ai që  ka thyer akullin dhe njëkohësisht ka hapur derën e sukseseve të tij,duke konkuruar me këngën „Si ne fillim“ në Nota Fest,ku merr edhe çmimin si kënga me orkestrim më të mirë të festivalit.
Natyrisht qe ky është një hap i rëndësishëm për Migjenin duke pasur parasysh se me këngën e tij të parë konkuron në një festival siç është Nota Fest.Ndryshe nga të tjerët që janë më shumë kohë në skenë,Migjeni si filestar pati një paraqitje tepër modeste dhe pa ndroje.Rrall kush priste që ai të ketë një zë kaq te bukur dhe terheqes.Ai mendon që të vazhdoj më tej këngën me synim te vetëm:të ngelet i adhuruar nga të gjithë dhe të mos zhgënjej publikun.Pa dyshim qe ai do vazhdoj rrugen qe ka nisur pavarsisht sfidave te reja ne profesionin e tij te ri.

Në një interviste me Migjen Dautin ne kemi mësuar këto gjëra nga ai:

Këngëtari i ri nga Struga e me sakt nga Kalishti, me banim në Zvicër, Migjen Dauti, me këngën e tij të parë „Si ne Fillim“ merr pjes ne Nota Fest.

“Kënga me tekst, muzikë dhe orkestrim të  Vullnet Ibrahimit, më bëri që për herë të parë të ngjitem në skenë para publikut artëdashës shqiptar, pikërisht në Festivalin “Nota Fest-2007”. Ishte vërtetë një emocion që nuk gjej dot fjalë ta përshkruar.

Publiku më priti dhe më pranoi shumë mirë, duke më duartrokitur, ndërsa Juria profesionale, këngën time e nderoi me çmimin për orkestrimin më të mirë të festivalit. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për mua”-theksoi në fillim të bisedës Migjen Dauti, maturanti i shkollës së mesme në Zvicërr, i cili pregatitet për të vazhduar studimet në Fakultetin e mjekësisë-stomatologjisë.

Ëndërron të bëhet pjesë e krijimtarisë së mirfilltë të këngës së lehtë shqipe, duke kërkuar emblemën e tij, identitetin dhe origjinalitetin skenik, për të mos “imituar” dhe për të mos u bërë kopje e ndokujt.
“Jam duke i kushtuar kujdes të madh këngëve e sidomos mënyrës së paraqitjes në skenë. Nuk dua ta zhgënjej as veten e as artëdashësin shqiptar. Shpresoj se këngët e ia do të jetojnë gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Refrenet e tyre  do të përrshpëriten kudo dhe në çdo kohë”, theksoi Migjen Dauti.

Ne Migjenit i urojmë sukese të më tutjeshme dhe shumë fat në krijimtarit e tjera muzikore.

Ndigjojeni këngën!

 

 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*