Lavdrim Elmazi, kandidat i Besës për Strugën! 

Lavdrim Elmazi nga Kalishti me siguri maksimale do të jetë kandidat i Lëvizjes Besa në Strugë  mësohet nga burime brenda kësaj strukture politike. Ai asi ka marr aprovimin e lidershipit të Besës,  në ditët në vazhdim po sipas këtyre burimeve pritet të prezantohet para anëtarësisë dhe opinionit strugan si kandidatura zyrtare.Lavdrim me profesion është informaticien dhe për shumë vite ishte i angazhuar si profesor në Universitetin e Europës Juglindore. Gjithashtu në Strugë ka ndërtuar një biznes të suksesshëm .

Në  politikë për ka qënë pjesë e strukturës së PDSH-së dhe për disa kohë ka drejtuar degën e kësaj partie.Ndërkohë, pas fitores së Ziadin Selës  si përfaqësues  i PDSH-së në zgjedhjet lokale të 2013, Lavdrim Elmazi drejtoi sektorin e Arsimit në Komunën e Strugës ku  pas disa muajve në atë detyrë largohet nga ai pozicion dhe nga aktiviteti politik.(Strugalajm.com)

Veröffentlicht in Uncategorized

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

*

Kategoritë e Lajmeve

Kategoritë: